-Të mos duash qeverinë është normale, të mos duash shpresën për vëndin je “xhahil” politik!-
Nga Besi Bekteshi
Doli Kryeministri i Shqipërisë dhe kërkoi ti jepte një shpresë vendit për naftën dhe gazin e Shpiragut. Vizitoi dhe shkoi te Shell, apo dhe vendkërkimet prej disa viteve nga gjigandi i naftës dhe karburanteve në botë.
Nuk “siguroi” se do të bëhemi të pasur dhe as se do “hamë me lugë ari” por tha se ka shumë mundësi që të kemi një vendburim që në bazë të të dhënave dhe provave mbas tetorit të kemi sukses me nxjerrjen e naftës dhe gazit në Shqipëri. Në të gjitha të thënat ai tha “mund” dhe sigurisht trajtoi vështirësitë dhe shpresat.
Jo nuk tha asnjëherë fakte të kryera dhe fitime të kryera dhe naftë e gaz të dalë. Askush, as ai dhe askush. Thjesht u fol për shpresë të madhe nga puna shumë vjeçare dhe shumë e kushtueshme dhe e lodhshme. U tha vetëm se “po të ndodhte” do të ishte një mrekulli për ekonominë tonë. Si kundër flitet për puset e naftës. Por gazetarëve të aksionit politik, testatave armike me qeverinë dhe me Ramën e Belluken, nuk ju duhet nafta, ju duhet diçka tjetër! E me që janë të edukuar me majmunllekun e diktaturës dhe të Enverit, po “nuk ju doli naftë, duhet që tju dalë grup armiqësor”!
Të mos e duash qeverinë, Ramën dhe Balluken mbase mund tju bëjë mirë për shëndetin si mendor e stomakun dhe normale është, por të mos duash shpresën për vendin tënd është të jesh “xhahil” politik! Ose më mirë në shqip injorant politik. Sepse, sikur të ndodhë të dalë naftë kjo të shërben dhe ty kur vjen në pushtet. Por kur e di se nuk vjen kurrë në pushtet je “xhahil” dhe bën akoma më keq “xhahilin” politik, sepse nuk mund të luash asnjë rol tjetër. Të gjithë e dinë se Rama vetë nuk nxjerr naftë dhe as që tha – unë nxjerr naftë.
Biles uroj të mos zhgënjehet në tetor, kur bëhen provat e presionit. Por të nesërmen xhahilët e majmunët e diktaturës filluan – Mashtron, tall trapin me shqiptarët, do të qetësojë situatën, sepse korrupsioni dhe grekët, nuk e do askush në botë dhe ky mashtron popullin ( e dinë popullin idiot si veten sigurisht) me naftën. Pastaj kanë vite ata të Shell dhe nuk nxjerrin asgjë e po vjedhin shqiptarët, kurse tani duan të mashtrojnë. Pastaj Rama këtë punë ka sa herë është në vështirësi me pushtetin që po i lëkundët nga revolucioni “demokratik” i Berishkave sigurisht etj etj.
Po pra marrëzi folkpolitike të një imitacioni majmunësh politikë, që kanë si frymëzim, Enverin që – po të mos i nxirrje naftë, nxirrte grup armiqësor. Edhe këta paralajmërojnë se po nuk nxorri SHELL ( nënkupto Rama naftë) këta do ta shpallin kreun e grupit armiqësor në naftë, por në vitiin 2023! Këta vetëm se nuk ndërtojnë dot edhe njëherë kampin e përqëndrimit ( këta të partisë së ish sekretarit të PPSH ose shokut Sali B) dhe burgun Spaçist për Ramën, që nuk i del nafta nga Shpiragu! Vetë që kanë vrarë njerëz dhe kanë shkatërruar vendin në 1997 dhe kanë bërë grushte shteti dhe kanë rrënuar financat dhe shtetin që kanë vrarë në bulevard, armatosur shqiptarët, hapur depot, që luajtën bllofin me luftë civile, këta janë për “heronj” të Shqipërisë.
Po, por sabotatorët e naftës si SHELL Balluku dhe Rama, këta i kanë në shënjestër! Nuk është për shaka jo! Kështu mendojnë. Ramën dhe mund ta urrejnë sidomos pse nuk i ka lënë të vijnë në pushtet prej gafave të tyre (sepse nuk ju ka bërë asgjë të keqe me pasuri e katandi) mund të urrejnë atë dhe të gjithë mbas tij në qeveri por…??? Por të mos duash shpresën për vendin tënd je xhahil politik. Jo injorant, por dhe i poshtër.
Thjesht xhahil dhe i keq. Sepse dhe po doli nafta thoshte dikush të gjithën Rama do ta vjedhi! Pra më mirë ishte të mos dilte sipas tij! Këta majmunë të Enverit, urrejnë vendin e tyre Shqipërinë, popullin e tyre për hatër të Ramës! Nuk janë vetëm këtu.
Po, janë dhe në Kosovë. Edhe aty urrejnë sot Shqipërinë se ka kryeministër Ramën! Jo shumica jo, pakica, por ja që është zakon shqiptar. Më e thjeshtë është të lexosh te SHELL çfarë shkruajnë që të mos besosh Ramën. Ata janë më të rezervuar dhe lakonikë. Ja çfarë shkruan kompania e madhe: Kërkimi i naftës dhe gazit.
Duke e ditur sesi është formuar nafta dhe gazi, ne marrim informacion të rëndësishëm për fazën e parë të zhvillimit të naftës: kërkimi. Njohja e moshës gjeologjike, përbërësve shkëmborë dhe hollësirave të tjera të sistemeve të mundshme për depozitim, na tregon se ku mund të kërkojmë gjeografikisht.
Megjithatë, gjetja e tyre është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar. Mund të nevojiten vite kërkimesh, studimesh dhe shpimesh kërkimi, përpara se të prodhohet qoftë edhe një pikë e vetme naftë ose gaz. Por, edhe nëse zbulohet, sasia apo cilësia e hidrokarbureve mund të mos jetë e mjaftueshme për prodhim. Edhe kërkimi është një proces që kushton shtrenjtë, por ndërkohë që mund të duhen 5 deri në 15 vjet për të gjetur dhe për të zhvilluar një vendburim nafte dhe gazi, dhe më tej ai mund të nxjerrë prodhim deri në 50 vjet.
Edhe nëse në një zonë të veçantë nuk zbulohet naftë ose gaz, informacioni i mbledhur përmes këtyre operacioneve na ndihmon të përmirësojmë njohuritë tona dhe na lejon të përmirësojmë vendimet tona të ardhshme. Sot, përparimet teknologjike na lejojmë të gjejmë hidrokarbure më shpejt dhe në mënyrë më ekonomike se kurrë më parë, duke zvogëluar ndërkohë ndikimin në mjedis të operacioneve të kërkimit.
Në pusin Shpirag-3, parashikojmë të gjejmë hidrokarbure diku në thellësinë 5 km dhe 7 km nën sipërfaqe. Kjo do të thotë se duhet të shpojmë në shkëmbinj jashtëzakonisht të fortë dhe në zona gjeologjike shumë të ndërlikuara.
Shpimi parashikohet të jetë i ngadaltë dhe i vazhdueshëm, dhe parashikohet të zgjasë të paktën një vit dhe do të përdoret një sondë shpimi më e madhe për të na mundësuar që të arrijmë më lehtë në këto thellësi. Si shoqëri, ne kemi mbi 100 vjet që kërkojmë dhe zhvillojmë hidrokarburet në mbarë botën (duke përfshirë edhe terrenet më të vështira). Askërkush nuk bën asgjë fushë me lule, por jep shpresë.
Majmunët as shpresë nuk duan! Jo, ata duan thjesht pushtetin dhe kur nuk ju del naftë – ata e dinë nga shoku Enver, se duhet gjetur grup armiqësor. Këtë të fundit e kanë gati! Majmunët e tij janë!