Ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka përkujtuar kolegun e saj të ndjerë, Sokol Olldashi, në 5-vjetorin e vdekjes së tij.
Në ditën ku ai ndërroi jetë në një aksident tragjik automobilistik, Bregu e sjell në kujtesë me pjesë nga teksti i këngës “Stairway to heaven”.
“Kur të githë janë një dhe një është e gjitha. Të jesh një shkëmb dhe të mos rrokulliset”, shkruan ajo krahas fotos të së ndjerit, Olldashi.