osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Magjistratët, PS me sytë nga LSI për 84 vota

Magjistratët, PS me sytë nga LSI për 84 vota

Ndryshimi i ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, propozuar nga dy deputetë të PS-së, Manja e Ferhati me qëllim emërimin e magjistratëve dhe pranimet e reja në radhët e tyre, kërkon 84 vota.
PS nuk i ka e vetme këto vota, ndaj i duhet ndihma e deputetëve të opozitës. Ndryshimi ligjor kërkon që magjistratët që diplomohen në qershor të emërohen në pozicione si gjyqtarë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ndërsa si prokurorë nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.
Opozita mund të ketë rezerva për riaktivizimin e kompetencave për KLD-së që është në ditët e saj të fundit, e akoma më shumë me fuqizimin e prokurores së përgjithshme të përkohshme zgjedhur vetëm me votat e PS-së.
Por ndërkohë është fakt se KLGJ e KLP që do të kryenin këto procese ende nuk janë formuar, e po ashtu, procesi i vettingut po boshatis gjykatat e prokuroritë, duke forcuar nevojën për personel të ri.
Teksa PD e ka fokusin tjetërkund dhe nuk merr pjesë në Komisionet Parlamentare, PS hedh sytë nga LSI për të marrë votat e tyre.
Kjo për dy arsye: LSI ka një qëndrim më të butë ndaj parlamentit, duke marrë pjesë në punimet e komisioneve, dhe së dyti, disa deputetë të LSI-së nuk kanë treguar së fundmi unitet me grupin e tyre parlamentar, duke qëndruar në parlament ndryshe nga sa ka urdhëruar Kryemadhi.
E pyetur për këtë çështje, LSI nuk dha asnjë përgjigje përfundimtare për Report TV, por kjo parti konfirmon sërish gatishmërinë për të ecur përpara me reformën në drejtësi.
Votimi i këtyre ndryshimeve ligjore do të testojë nëse flirtet individuale janë sporadike, apo do të konfirmohet hipoteza se ka një grup të konsoliduar deputetësh të LSI-së të cilët janë të gatshëm për të kaluar me PS-në. /shqiptarja.com  E.K