Pas Lul Morinës, edhe oligarku me tipare mafioze, grabiqari i madh i fondeve publike, Pëllumb Salillari ka ndërtuar një kompleks pallatesh pa leje në Tiranë. Bëhet fjalë për një ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2. Kompleksi pa leje është ndërtuar nga biznesmeni Pëllumb Salillari, të cilit ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ka vënë dy opsione në dispozicion, deri në sekuestrimin e plotë nga shtetit, cili më pas do ta përdoret për interesa publike.
I shoqëruar, nga drejtuesja e re e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ministri i Brendshëm tha se aksioni do të shtrihet në të gjithë territorin. Sipas Çuçit ky operacion është thellimi i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim.
Skandali qëndron në faktin se me qindra shqiptarë janë dënuar për një murë, çati dhe shtesa, ndërsa oligarku Salillari vijon të jetë i lirë dhe të marrë dhjetëra milionë euro para publike me tendera korruptivë.
Salillari ka rekrutuar në shërbim të tij një numër prej 20 gjyqtarësh dhe prokurorësh në Berat, Sarandë, Vlorë, Durrës, Fier dhe sidomos në Tiranë, duke dhënë pagë bazë mujore me vlerë sipas rasteve dhe rëndësisë nga 2 deri në 10 mijë euro në muaj.
Kur një dosje krimi dhe korrupsionit shkon në një prokurori për Salillarin, ky i fundit nuk ka nevojë të pagaujë ekstra prokurorin dhe gjyqtarin për të mbyllur dosjen, pasi e ka paguar prej kohësh me pagë mujore bazë.
Përfaqësuesit e drejtësisë e dinë detyrën: Deformojnë hetimin, e zvarrisin dhe në fund pushojnë çështjen.
Rasti më flagrant është afera korruptive e ndërtimit të paligjshëm të ujësjellësit mbi kanionin e lumit Sinec të Lumasit, që është një Zonë e Mbrojtur.
Faktet e korrupsionit të Salillarit me kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdarin janë flagrante dhe ulëritëse.
Së pari, tenderin mbi 4 milionë euro e ka marrë me paracaktim Salillari, duke kontraktuar për punimet kompaninë me 3 punëtorë ‘FLED’.
Së dyti, ujësjellësi është i panevojshëm, pasi banorët e fshatrave kanë 7 ujësjellësa.
Së treti tenderi është qokë për Salillarin.
Së katërti, zona është e mbrojtur me ligj dhe nuk lejohet asnjë ndërhyrje.
Së pesti, SPAK ka konstatuar krimin kundër mjedisit nga Salillari, por dosja shkon sa në një prokurori në një tjetër, pasi asnjë prokuror nuk ka prapanicë për të zbatuar ligjin që çojë oligarkun në gjyq.
Dosja Sineci është një nga aferat e Salillarit, i cili ka 25 vite i përfshirë në korrupsion me tendera, mashtrim, pastrim parash dhe krime mjedisore, pa u ndëshkuar nga drejtësia.
Arsyeja e mosndëshkimit janë pagesat për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët shkojnë e raportojnë para Salillarit, sikur të raportonin para KLP dhe KLGJ.