Më datë 11.04.2017 për arsye të mospgesës së një qiraje vëllezërit Kujtim dhe Kostandin Ekonomi së bashku me shtetasin Jurgen Kurti kanë masakruar për vdekje shtetasin Agim Arapi në dyqanin e viktimës.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit askush nuk nga tre autorët nuk ka marrë dënimin e meritur edhe pse kjo vrasje është e dokumentuar qartazi edhe nga pamje filmike. Fshehja e krimit fillon që me kryerjen e aktit të ekspertizës e cila është në dy variante siç e dëshmojnë dokumentet më poshtë.
Më pas hyn në lojë prokuroi që ka marë në dorë çështjen Bledar Bejko. Me vendim gjyqësor nr.816, datë 28.12, 2017 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendos: “Shpalljn fajtor të të pandehurit Kujtim Ekonomi për veprën penale të “vrasjes nga pakujdesia” , parashikuar në nenin 85 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 vite burgim”.
Prokurori në unison me Gjykatën e Durrësit, tregohen abuziv dhe joprofesional si dhe shfaqin njëanshmëri që në formulimin e akuzës, ndërkohë që në këtë krim ka pamje dhe dëshmitarë okular , që nuk janë marrë në pyetje ose janë kërcënuar me heshtje, që tregojnë në vrasje në bashkëpunim.
Po ashtu akuzës i është hequr e drejta të arsyetaojë vrasje me bashkëpunim, ku bashkëshortja e të ndjerit dëshmitare në ngjarje njiheh shumë mirë me 3 agresorët, pasi ishin fqinj.Gjykata e Apelit Durrës jashtë sensit juridik e merr këtë vendim jashtë dhomës se këshillimit, gjë kjo që tregon arbitrarizmin e saj dhe ka tendencë lehtësuese për të pandehurin.
Duke parë degdisjen e këtij procesi Vjollca Arapi, trashëgimtare e viktimës ka kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve të çshtjes penale kundër Kujtim Ekonomit, Izet Dushaj, Anita Mici dhe Arben Vrioni, por Gjykata e Apelit Durrës rrëzon kërkesën e Vjollca Arapit, duke i deligjitimuar ankimimin.
Vrasje nga pakujdesia është të masakrosh për vdekje një person? Janë të shumtë vrasësit që janë liruar nga akuza, por ky është një rast i dukshëm, për të cilin vetë kryeprokurorja e Durrësit Donika Prela duhet të veprojë.