Që nga viti 2014, në Malin e Gostenckës në Skrapar, konsumohet një krim i përbindshëm mjedisor dhe ekonomik, me miratimin në heshtje të ministrave dhe deputetëve të korruptuar, si dhe duke blerë strukturat vendore policore dhe segmente të prokurorisë.
Buldozerë dhe eskavatorë të fuqishëm gërryejnë ditë e natë malin, pllaka guri gati sa një shtëpi, makina të tonazhit të rëndë që ngarkohen, duke lënë pas re të trasha pluhuri, që mbulon një masakër mjedisore të pariparueshme.
Në qendër të këtij krimi është Anesti Topi, pronar i kompanisë Topi EKI, me nipt: J82916504G, me objekt veprimtarie shitje mermeri dhe shfrytëzim të mineraleve.
Prapaskena ka parë një dosje mbi veprimtarinë kriminale 8-vjeçare të Anesti Topit, i cili me kompaninë e mermerit ka maskruar malin e Gostenckës në Skrapar, duke e shfrytëzuar për mermer në shkleje flagrante të ligjeve, pa pasur leje shfrytëzimi, në mënyrë informale dhe kaçakshe, duke shmagur taksat dhe dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme pasuritë natyrore.
Krimi është i shumfishtë dhe implikon rëndë strukturat e shtetit, që në vend që të mbronin interesin publik, mjedisin, natyrën dhe të drejtat e shtetasve, janë bërë palë me mafien e mermerit
Së pari, zona e shrytëzuar për mermer nga Anesti Topi i përket familjes Jupi, trashëgimtarëve të Tefik Bektash Jaupajt, të cilët janë në procese gjyqësore për të marrë në dorëzim pronën. Ligji ndalon rreptësisht shrytëzimin e zonave ku ka pretendime pronësie dhe që janë në procese gjyqësore për pronësinë.
Së dyti, duke mos plotësuar kushtet bazë, kompania nuk ka dokumentacion të rregullt, as leje mjedisore, për të shfrytëzuar pronën private të dikujt tjetër, me status juridik pyll dhe kullota.
Së treti, biznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në Gostenckë, jashtë çdo kontrolli, po lë pasoja të pariparueshme në ekosistemin, habitatet natyrore dhe peizazhin e zonës, me qëllim fitimin e grupi të ngushtë.
Anesti Topi do arrestohej brenda disa orëve dhe zona do të rrethohej me shirit krimi, nëse nuk do të kishte mbështetje të trukturave të korruptuara ligjzbatuese.
Të implikuar me Anesti Topin janë ish shefat e Komiariatit të Policisë Skrapar të shkarkuar si garantues të kultivimit të hashashit, por edhe shefi aktual i Policisë së Skraparit, i cili nuk ndërhyn përballë një skene krimi dhe vjedhje në zonën e tij.
Anesti Topi besohet se ndaj paratë që fiton nga mermeri edhe me kryebashkiakun e Skraparit, Adriatik Memajn, i cili nuk ndërhyn përballë degradimit të një zone që është nën administrimin e Bashkisë Skrapar.
Të implikuar janë edhe prokurorë të Beratit, të cilët nuk kanë nusur hetimet kryesisht.
Të implikuar janë edhe drejtoritë dhe inspektoriatet e mjedisit.
Një metër kub nga ky gur i bardhë tregotohet me 500 euro. Një kompani nxjerr nga mali mesatarisht 5 mijë metra kub gurë të bardhë në vit. Pra, bëhet fjalë për miliona euro.
Prapaskena ka siguruar të dhëna se një pjesë mermerit që ka nxjerrë Anesti Topi në Gostenckë të Skraparit ka përfunduar në vilat që kanë fshehur ministra, ish ministra dhe deputetë nga Vlora deri në Tiranë.
Në këmbim të lejimit të vjedhjes së pasurisë natyrore, Topi u ka ndërtuar vilat me mermer disa ish ministrave, drejtorëve dhe deputetëve, histori për të cilën do të flasim në vijm.
Nëse SPAK do të gjurmojë vilat e disa pushtetarëve të kaluar në emra të tjerë, do të zbulonte një skemë korrupsioni që shtrihet deri në Gostenckë të Skraparit./Prapaskena.com