Pasi u arratisën nga Shqipëria nën “hundën” e policisë shqiptare në tetor të këtij viti me çanta me para, Olsi Ibro i “ADCA” dhe Elda Ibro e “MCA”, rendën nëpër Evropë për të siguruar strehim politik bashkë me katër fëmijët e tyre minorenë.
40 milionë euro mendohet që kanë nxjerrë jashtë kufijëve çifti “Ibro”, i cili ka mashtruar të paktën 100 mijë njerëz të shkatërruar financiarisht nga letrat dhe “procedurat” e kredive që kërkonte e jepte MCA-ADCA, pesë vitet e fundit.
Prapaskena mëson se Francezët dhe gjermanët kanë refuzuar kërkesat për azil të “dy mashtruesve shqiptarë”, pasi kanë marrë informacionin nga autoritetet shqiptare.
Ndërkohë bedelat që lanë këtu, Andis Gjoka dhe Arben Meskuti, bashkë me konkubinën e bankierëve Mariela Basha, janë alarmuar nga prangat që u vringëllijnë çdo ditë prej dhjetra proceseve penale të hapura ndaj kartelit Ibro-Meskuti.
Kompania tjetër e kartelit me emrin “Final” po nxjerr para për të blerë kohë dhe disa prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.
Arben Meskuti shëtit i lirë duke takuar “sekserë” pranë Prokurorisë së Tiranës me tufa pesëqindshe eurosh në xhep.
Drejtësia shqiptare po mban të “pashpërthyer” bombën financiare që ka krijuar karteli Ibro-Meskuti.
SPAK i “Dumanit” pritet të ndërhyjë shpejt për goditjen e megamashtrimit me firmat e piramidave moderne MCA-ADCA-FINAL, që u krijuan nga çifti “Ibro” dhe “amerikani” Arben Meskuti vitet e fundit.