Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit për tu takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Faqja zyrtare e presidencës franceze bën me dije se në orën 13:20 do të zhivollhet një takim dy palësh ku veç të tjerash pritet të drekojnë së bashku në Elysee.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim.
Le të kujtojmë se takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ka qenë ai i 15 Majit të vitit 2018.