Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duket se është nderuar mbrëmjen e sotme nga presidenti francez Emannuel Macron. Në foton e shpërndarë në mediat serbe duket plani ku do të ulën liderët botërorë dhe duket se Vuçiç do të ulet përkrah Macron.
Në foton e renditjes së karrigeve, shihet se Macron është në krye të tavolinës dhe presidenti serb është pranë tij. Në tryezë me presidentin Vuçiç do të jenë kancelari austriak Karl Nehammer dhe shtetarët më të rëndësishëm.
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku janë bashkuar në këtë nismë të presidentit francez Emmanuel Macron.
Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi. Në takimin e Pragës, asnjë lider evropian nuk përfaqësohet me ministrat e vet, me përjashtim të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do t’u adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij. Në vend të tij, në Pragë do të jetë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.