osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Macron jep mesazhin e fortë për Ballkanin: Duhet ta ndërtojë Evropa, jo të vendosë SHBA, Rusia dhe Turqia

Macron jep mesazhin e fortë për Ballkanin: Duhet ta ndërtojë Evropa, jo të vendosë SHBA, Rusia dhe Turqia

Në politikën ndërkombëtare çështja e Ballkanit është bërë një temë mjaft e diskutuar, pasi siç duket shtetet e mëdha si Rusia dhe SHBA duan të risin ndikim e tyre. Një mesazh të fortë e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili thotë se duhet të jetë Evropa ajo që do të vendosë dhe ndërtojë Ballkanin dhe jo SHBA, Rusia apo Turqia. Macron i ka kërkuar diplomacisë franceze që të punojë në ri-integrimin e Ballkanit Perëndimor në gjeografinë e Evropës.

I pranishëm në takimin vjetor me ambasadorët francezë, Macron e vendosi theksin në rëndësinë e kufijve të Evropës. “Të kesh një strategji evropiane do të thotë të kesh parasysh kufijtë e Evropës. Një botë që ndryshon strategjikisht dhe gjeopolitikisht brenda kufijve të Evropës. Franca duhet të ri-angazhohet me fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht, në mënyrë që të mos lejojmë që fuqitë jo-evropiane të veprojnë në vend se të veprojmë ne”, ka thënë Macron. Presidenti i Francës duket se i frikësohet ndikimit rus dhe amerikan në Ballkan. Kjo duket dhe në fjalët e tij. “Përndryshe SHBA, Rusia dhe Turqia do të vendosin për Ballkanin Perëndimor. Gjermanët kanë idetë e tyre edhe këtu, dhe duhet të them, në mënyrë më efektive dhe më strategjike se idetë tona”, ka deklaruar Macron. Ndër të tjera në fjalën e tij, Macron është shprehur edhe për forcimin e Evropës, ku ka theksuar se themelet e së cilës janë humanizmi, renesanca dhe iluminizmi. Ndër të tjera u shpreh se pa dyshim që po përjetojmë fundin e sundimit perëndimor në botë. Macron ka bërë kështu një thirrje për zgjim dhe më shumë guxim evropian. Në krye të këtij procesi padyshim që ai sheh Francën si një forcë shtytëse, ku ka theksuar se roli i ndërmjetësit ndërkombëtar duhet të bëhet roli kryesor i Francës. “Kjo është ADN-ja jonë. Naiviteti dhe shumë pak iniciativë vetjake nga ana e shteteve evropiane ka bërë që Evropa t’i shikojë vetëm si vëzhguese konfliktet, të cilat në fund të fundit kanë të bëjnë edhe me sigurinë e saj. Përshembull konfliktin midis SHBA dhe Rusisë”, është shprehur presidenti Emmanuel Macron.