Papa Françesku do të vijë në kohën e duhur në Francë, njoftoi sot presidenti Emmanuel Macron, i cili e ka ftuar gjatë një bisede telefonike pas zjarrit që preku ‘Notrë Damë’ në Paris.
“Bisedova me papën në telefon. E ftova që të vijë, dhe ai do të vijë në çastin e duhur”, deklaroi nga Elizeja, shefi francez i shtetit para rreth 300 zjarrëfikësve që morrën pjesë në shpëtimin e katedrales gotike.
Emmanuel Macron zhvilloi të martën pasdite një bisedë telefonike me papën, një ditë pas zjarrit që shkatërroi Katderalen ‘Notrë Damë’.