Angel Spaho u njoh për publikun teksa mori pjesë tek emisioni i Rudina Magjistarit. Djaloshi 32-vjeçar zbuloi se kishte punuar si zhigolo në Greqi dhe së fundmi prej 3 vitesh e ka ushtruar këtë profesion edhe në Shqipëri.
Në Shqipëri ai e ka ushtruar profesionin si zhigolo në të njëjtën kohë që ishte i martuar, por bashkëshortja nuk ishte në djeni të kësaj she Spaho punonte fshehur.
Nuk rrimë duarkryq nëse kërkojnë njohje/ Betejë e re diplomatike Kosovë -Serbi: S’ka më moratorium
Pas fotove të takimit me Presidentin Macron që shkaktuan bujë, as ministrat e tij nuk mund t’i afrohen më Putin-it, zbardhet çfarë po ndodh
(VIDEO-LIVE) “Më lini ta nis e të dal jashtë skenarit dhe ta them troç”/ Rama jep lajmin e shumëpritur: Një ngjarje historike!
Të paktën kjo është deklarata që ai bëri në fund të vitit të shkuar përballë moderatores. Por ky personazh duket se nuk është dorëzuar dhe famën e ka kërkuar sërish, këtë herë në Kosovë.
Ai tashmë është bërë pjesë e formatit “It’s my love” dhe është në kërkim të shpirtit të tij binjak. Por duket se një nga konkurentet e ka mbajtur mend deklaratën e tij dhe e ka pyetur rreth punës si zhigolo.
Ai tanimë ka dal me një version të ri të historisë, ku ndryshimi nis që nga emri i tij. Anxhelo është emri i tij dhe ashtu si ai shprehet punon si barist dhe jo si zhigolo. Sipas atij që ai ka deklaruar, ka qenë Rudina Magjistari ajo që i ka kërkuar të mashtrojë rreth profesionit të tij.
Më pas, si për t’i konfirmuar vajzës që kishte ftuar në takim se ishte një barist, ai i realizoi asaj edhe një kokteil. Deri më tani, nga moderatorja nuk ka patur asnjë reagim lidhur me akuzat e djaloshit.