Kryeministri Edi Rama ndau disa pamje nga qyteti i Vlorës, duke patur në fokus Lungomare 3, nga tuneli i “Ujit të Ftohtë” e deri përtej Radhimës, ndërkohë që po punohet edhe për Lungomare 4.
Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe zgjerimi i plazheve përmes moleve të vendosura si infrastrukturë për varkat dhe për pushuesit, si dhe rikualifikimi i godinave përreth, në bashkëpunim me pronarët private.
“Lungomare 3 në Vlorë, në aksin e Radhimës, ku janë ndërtuar bankina që ndikojnë edhe zgjerimin e plazheve përmes riorientimit të valëve të ujit, ndërkohë që po ndërtohet shëtitorja buzë rrugës si edhe po hapet traseja e një bajpasi mbi segmentin e hoteleve e restoranteve në Radhimë, ku rruga aktuale automobilistike do të kthehet në pedonale turistike.
Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe”, njofton kryeministri Edi Ram