osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lulzimi me pjatë me vete si Tito me lopën: Pjata që ushqehet kushton 1200 euro! Kur i del gjumi qan nëpër Shqipëri… për varfërinë

Lulzimi me pjatë me vete si Tito me lopën: Pjata që ushqehet kushton 1200 euro! Kur i del gjumi qan nëpër Shqipëri… për varfërinë

Kreu i opozitës, pjesë kastës politike që mban peng Shqipërinë, si e përdori Berisha si mashë për vjedhjen e 230 milionë euro në rrugën e kombit, shitjen e detit Greqisë dhe për 21 Janarin

Pjata në të cilën ha kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kushton 1.2 mijë euro. Lulzim Basha ka deklaruar një komplet me gjashtë pjata porcelani me vlerë 6 800 euro. Lulzim Basha ka deklaruar unazë diamanti 11 500 euro, orë dore 5 200 euro, orë dore 4 500 euro dhe pikturë 6 500 euro. Makina e Lulzim Bashës kushton 72 mijë euro, shtëpinë në Holandë e ka shitur rreth 250 mijë euro, ka shtëpi në Tiranë në vlerë rreth 300 mijë dollarë, ka apartament në Durrës me vlerë rreth 50 mijë euro, ka edhe dy apartamente të tjerë në Tiranë, ka ¼ e një trualli 22 mijë m2 në Tepelenë, ka depozita deri në 82 mijë euro. Megjithatë, kur i del gjumi, del dhe vajton nëpër Shqipëri për varfërinë dhe mallkon korrupsionin.

Menjëherë pasi u katapultua në krye të Ministrisë së Transporteve, Lulzim Basha konsumoi krimin e parë financiar, me rrugën “Durrës- Kukës”. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e akuzuan për vjedhjen e 230 milionë euro në vitin 2007, vjedhje e cila theu çdo rekord korrupsioni, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Prokuroria filloi menjëherë hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, abuzimi shkonte deri në 232 milionë euro. Por, Lulzim Basha shpëtoi me procedurë, ndërsa u emërua me shpejtësi në krye të Ministrisë së Jashtme, duke shënuar një skandal edhe më të rëndë, atë të shitjes së detit.

Shitja e detit Greqisë mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Edhe këtë akt Sali Berisha e kreu nëpërmjet Lulzim Bashës. Është konsideruar si tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Ashtu si dosja e Rrugës së Kombit, edhe dosja e shitjes së detit, mund të hapen në çdo kohë.

21 Janari shënon kapërcimin e Lulzim Bashës nga krimet ekonomike dhe kombëtare, tek krimet njerëzore. Me implikimin e tij në vrasjen e 21 Janarit, Lulzim Basha u projektua përfundimisht si pasardhës i Sali Berishës. 21 Janarit është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj pas Gërdecit, ku sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, i dënuar për vrasje, ia pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Sërish Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë, ndërsa Berisha e bëri kryetar Bashkie që të mos merrej si i pandehur./Pamfleti