Lulzim Basha, pritet që ditën e sotme të mbledhë kolegjin e kryetarëve. Mësohet se në mbledhje do të diskutohet lidhur me axhendën që do të ndjekë Partia Demokratike në lidhje me vijimin apo jo të protestave.
Por edhe për paqartësinë që kanë kryetarët dhe elektorati blu; Do regjistrohen apo jo si subjekt për zgjedhjet vendore, sepse nesër është afati i fundit
Kujtojmë se opozita e bashkuar deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla.
Lulzim Basha është shprehur se nuk do të ketë dialog më kryeministrin Edi Rama nëse nuk do të ketë qeveri tranzitore e cila sipas tij do të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Prej më shumë se tre muajsh opozita ka vendosur të djegë mandatet, ndërkohë që vendet e tyre po shkojnë drejt plotësimit nga kandidatët e listave që kanë pranuar mandatet.
Deri më tani numri i deputetëve në Kuvend ka shkuar në 109, 30 prej të cilëve opozitarë dhe 79 nga mazhoranca.