Pas prishjes së marrëdhënies mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ditët e fundit në disa media po qarkullon një dokument që tregon shumën që kryedemokrati Basha ka paguar për lobimin rus në SHBA.
Një lidhje me këtë çështje ka ardhur një reagimin i fortë edhe nga juristi Romeo Kara, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kur faktet bëhen publike, pavarësisht nëse janë shantazh politik apo jo, SPAK duhet të veprojë dhe të thotë fjalën e tij.
Postimi i plotë:
Kur faktet behen publike, pavaresisht se per cfare arsyeje, shantazhi politik ose jo, organi i akuzes, ne kete rast SPAK-u, duhet te thote fjalen e tij.
Kjo ceshtje u mbyll nen ndikimin e nje kompromisi te plote politik, pothuaj dy vite me pare, nga i njejti gjyqtar qe mbylli ceshtjen e privatizimit te CEZ-it.
Atehere Berisha dhe pasuesit e tij nuk serviren prova dhe sigurisht qe nuk u prononcuan publikisht per mbylljen e saj.
Akuza eshte e rende dhe e turpshme, ndersa reagimi i drejtesise falimentues dhe kriminal.