Lulzim Basha po kalon orët më të zeza që kur Sali Berisha i la në duar partinë, me shpresën për rikthimin një ditë në pushtet, mbrojtjen e familjes, mbrojtjen e parave të korrupsionit, kontrollin e drejtësisë dhe vijimin e vjedhjes dhe poshtërimit të shqiptarëve.
Pas pesë viteve, Lulzim Basha nuk po realizon asnjë nga këto detyra, përkundrazi po e çon PD drejt avullimit si parti. Me humbjen e çdo palë zgjedhjeve nga PD nën drejtimin e Bashës, familja Berisha nisi të mërzitej dhe të shtonte presionin.
Zhgënjimin nuk e fshehu as Damir Fazlliç, miku për kokë i familjes Berisha, famëkeqi që bëri pazare në Shqipëri dhe që Berisha e futi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Fazlliçi tha dje se Basha është politikani më budalla në Ballkan. Lulzim Basha deshi disa herë që të jepte dorëheqjen, por u kërcënua me jetë nga Sali Berisha, pasi nuk kishte dikë tjetër kujt t’i linte partinë, pavarësisht ambicies së dhëndrit të tij.
Dhëndri e ka zërin shumë të hollë, ndërsa vetë Berisha nuk do që rikthehet në krye të PD, por ta drejtojë partinë përmes një të besuari.
Në këto rrethana, i pashpresë dhe nga humbja në humbje, Lulzim Basha u lidh me rusët. Basha u kërkoi ndihmë njerëzve të Vladimir Putin dhe agjentëve të KGB së ish-Bashkimit Sovjetik për të rrëzuar Edi Ramën dhe për të ardhur vetë në pushtet. Ndihma u kërkua me lejen e Sali Berishës, i cili pa se po i rrezikohej pasuria dhe familja nga drejtësia e re që po ngrinin amerikanët në Shqipëri.
Siç doli nga investigimi i thellë i amerikanëve, njerëzit e KGB pranuan ta ndihmonin Bashën për të ardhur në pushtet, me kushtin që Basha të destabilizonte Shqipërinë dhe të minonte influencën e amerikane.
Jo rastësisht, Lulzim Basha dhe njerëzit e tij, nisin sulme të forta ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë që pas lidhjet së marrëveshjes me rusët. Por, lidhja me Rusët po i sjell gjëmën Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Çfarë ka ndodhur deri më tani nuk është asgjë. Gjëma e madhe nuk ka ardhur akoma.
Amerikanët nuk do ua falin Lulzim Bashës dhe Sali Berishës lidhjen e Putinin dhe KGB. Kryeprokurorja Arta Marku, emëruar me miratimin e amerikanëve pas largimit të derdimenit Adriatik Llalla, kanë nisur hetimin e për lobimet e Bashës në SHBA me ndihmën e rusëve dhe me para të zeza.
Pas Arben Ristanit, prokurorët kanë në plan të marrin në pyetje Lulzim Bashën. Por, sa herë ka punë me drejtësinë, Lulzim Bashën e kap temperatura.
Sipas burimeve pranë PD, Basha është gati që të marrë një raport mjekësor, sikur është me temperaturë, që të mos rrëfehet në prokurori.
Në prokurori nuk mund të thotë marrëzira siç bën në media, pasi bie në pranga. Këtë manovër Basha e përdori edhe kur u hetua për vjedhjen e 250 milionë euro me Rrugën Durrës-Kukës. Basha vendosi një rekord botëror, ku temperatura i zgjati tre vjet.
Basha dhe Berisha kërkojnë që të bëjnë kurban Arben Ristanin për këtë skandal. Në fund të fundit, Berisha e ka futur edhe një herë në burg Arben Ristanin./Pamfleti.com