osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lulzim Basha zbaton skenarin e Arben Ndokës në PD

Lulzim Basha zbaton skenarin e Arben Ndokës në PD

Nuk është e pabesueshme, por tashmë është një fakt, skenari i përdorur nga Edi Rama dhe socialistët, për të futur Arben Ndokën deputet, 4 vite më parë, si deputet i Qarkut të Lezhës, por përgatitet dhe zbatohet në të njëjtën mënyrë sot, nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në Lezhë, Edi Rama atëherë urdhëroi të gjitha gratë socialiste, që kandidonin atëherë, të jepnin dorëheqje, sepse sipas ligjit zgjedhor, mandati i kalonte një zonje. Dy zonja dhanë dorëheqjen dhe hyri deputet Arben Ndoka. E njëjta gjë po ndodh sot me listën e PD-së në Qarkun e Beratit.

Në Berat, lista është kryesuar në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit 2017, nga Eduard Halimi, i pasuar nga Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi. Në fund të listës, në vendin e 6 dhe të shtatë, ishin dy zonja, Juvina Jani dhe Monika Qose.

CNA.al ka mësuar se Lulzim Basha ka takuar të dyja zonjat dhe ju ka kërkuar të japin dorëheqje. Në pazar drejtpërdrejt me Astrit Veliajn, Basha përsërit skenarin e Arben Ndokës, duke hequr dy zonja që u takon mandati sipas ligjit, dhe duke futur një biznesmen. Mësohet se Basha është kthyer në një sekser, duke i thënë Veliajt, që t’i shpërblejë me shuma monetare, gratë e listës së PD-së.

Për të gjithë ata që kanë besuar tek Lulzim Basha, se do të kishte një sjellje tjetër politike, jo si Edi Rama, por do të kishte një shembull perëndimor, sot sërish tregoi se është kopjac i Edi Ramës dhe peng i pazareve të pista korruptive dhe skenarëve që ndërton vetë në PD. Ashtu si Rama urdhëronte gratë e Lezhës, Basha ka urdhëruar gratë e Beratit të japin dorëheqje. Nuk ka asnjë ndryshim Lulzim Basha, përkundrazi është i njëjti njeri.

Kaq i neveritshëm është Lulzim Basha në veprimet e tij të pista, të gjashtës në listë, i ka shfrytëzuar hallin familjar, fëmijën e sëmurë, të shtatës në listë, Monika Qosen, e ka detyruar të japë dorëheqje, megjithëse ajo ishte e gatshme të pranonte mandatin e e deputetes në Parlament. Për më tepër CNA.al e kontaktoi dhe zonja e quante veten të nderuar që të merrte mandatin edhe të përfaqësonte PD-në. Në fakt ka qenë Lulzim Basha, i cili i ka kërkuar largimin, ndërsa shpërblimet pritet tashmë t’i bëjë Astrit Veliaj.

Basha ka marrë lek nga Astrit Veliaj, janë paguar apo blerë gratë e radhës në listë, skenar korruptiv me biznesmenë që qeveria u ka mbyllur gojën me shtupë? Tani nuk ka nevojë për shumë pikëpyetje. Skenari Arben Ndoka zbatohet nga Lulzim Basha, po ikin zonjat dhe po hyn biznesmeni që kishte një mandat deputeti por që nuk iu dëgjua asnjëherë zëri, dhe këtë Lulzim Basha e bëri njësoj si Edi Rama, por këtë herë me ndihmën e vetë këtij të fundit. /CNA.al