Juristi Romeo Kara ka komentuar paralajmërimin e fortë të kryedemokratit Lulzim Basha se pas zgjedhjeve kryeministrin Rama e pret burgu.
Sipas tij, Basha e ka vërtetuar se nuk e mban fjalën. Ai përmend si shembull deklaratën e tij në vitin 2017, ku tha se më 2017 se kurrë nuk do të kishte më aleancë me LSI-në.
“Basha do luftoje korrupsionin me Saliun deputet dhe të tjere deputete qe do të perzgjidhen nga i “ndershmi” Ruli.
Hajde mos e beso pastaj Bashen, kete “tribun të popullit”, qe mendon vetem për “drejtesi”.
Po e tha ai nje fjale, eshte pune e mbaruar.
Tha me 2017 se kurre nuk do të kishte më aleance me LSI-në dhe kjo gje “kurre” nuk ndodhi me pas.
Duhet të marrim shembull nga “ndershmeria, sinqeriteti dhe perkushtimi” i ketij burri shteti dhe sigurisht qe do të behemi si ai me vila në Tirane, Durres dhe Holande”, shkruan juristi Romeo Kara.