Lulzim Basha ka dhënë sot llogari për 90 minuta para drejtësisë në lidhje me kontratat e lobimit rus nga ana e selisë blu.
Pasi dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës ai deklaroi se Prokuroria po heton për deklarimet që PD ka bërë në formularët e vetëdeklarimit për shpenzimet në KQZ.
“Jemi thirrur si persona që kemi dijeni për rrethanat e hetimit. Dua të bëj të qartë se hetimi i hapur prej 1 viti e gjysmë bëhet sipas nenit 90 për çështjen e deklarimit të shpenzimeve në formularët e vetëdeklarimit në KQZ, nëse janë mbushur siç duhet apo jo.
Ky është hetimi, jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat qeveria i aktivizon sa herë i duhet.
Ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania që vërtetojnë se asnjë demokrat nuk ka shkelur asnjë ligj, i kemi kërkuar prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura që vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj”,- tha Basha.
Më herët Basha refuzoi thirrjen e parë të prokurorisë pas ardhjes së letërporosive nga ShBA lidhur me lobimin rus dhe kruedemokrati iku për një takim në Bruksel. (TemA)