Kreu i PD-së, në kulmin e krizës që ka kapur jo vetëm Shqipërinë, por gjithë botën, ka shtuar pasuritë e tij.
Edhe pse kreu i opozitës thotë se vendi është në krizë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të.
Ai jeton jo në një, por në katër vila.
Dy në Tiranë, ku kalon pjesën më të madhe të kohës, dhe dy në bregdet, ku shkon fundjavave dhe në verë.
Vetë ai ka përmendur ato dy të Tiranës, duke thënë se nuk i ka blerë, por i ka marrë me qira.
Natyrisht, nuk tregon kujt ia ka marrë me qira dhe sa paguan për to.
Është ironike në fakt, që kryetari i opozitës të pasurohet pikërisht kur është në opozitë dhe iu flet njerëzve për varfërinë që na ka pllakosur dhe nga e cila do të na nxjerrë pikërisht ai, kur të vijë në pushtet (nëse vjen ndonjëherë, kuptohet).
Ndaj në rrjet, ka plasur humori, me deklaratat e tij.