Në Kukës dje u zhvillua një aktivitet për vendosjen e bustit të poetit Havzi Nela, i cili më 10 gusht të vitit 1988, u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.
Me këtë rast, Partia Demokratike kishte dërguar në Kukës, Ervin Salianjin.
Ajo që të bën përshtypje, ishte mungesa e Flamur Nokës, deputetit demokrat të këtij Qarku.
Lulzim Basha e kishte zëvendësuar atë më Salianjin, që nuk kishte lidhje fare sepse së pari, nuk është deputet i qarkut të Kukësit.
Dhe së dyti, nuk drejton Departamentin e të Përndjekurve Politikë.
Fakt është se Flamur Noka nuk është më i mirëpritur në Kukës.
Kjo, për shkak të pazareve të pista të tij, në kurriz të kuksianëve.
Ai i akuzoi ata se ishin paguar nga Edi Rama, pse dolën të protestonin kundër taksës për “Rrugën e Kombit”.
Ndërkohë që vetë qytetarët thonë se është e kundërta, Noka paguhet nga Kastrati për të penguar protestat e tyre.
Dhe duket se Lulzim Basha tashmë e ka kuptuar që Flamur Noka nuk është më i dashur në Kukës dhe e ka dëbuar me lezet atë.
Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme e dërgon në Vlorë, ta shkattërojë sërish PD-në, siç bëri me strukturat e kësaj partie në Himarë dhe zona të tjera të Qarkut të Vlorës.(TemA)