Kur partinë dhe rrethin që të këshillon e zgjedh me mercenarë, servilë dhe kllouna, të gjithë një e nga një do ikin, do shkojnë të shërbejnë diku tjetër.
Ata janë thjesht të përkohshëm dhe nuk kanë parime dhe bindje politike. Duan shukun me para, dhe kur nuk ja u jep më apo debaton në parim, ata të kthejnë kurrizin dhe shkojnë tek pagatori tjetër.
Këtë Lulzim Basha, e ka provuar disa herë dhe ju ka treguar shqiptarëve, se ka një talent të rrallë të zgjedhë pas vetes të paaftë, servile e mercenarë mediatikë, që e këshillojnë aq mirë sa e ka katandisur PD-në aty ku nuk mban më. E përdorin i marrin dhe paratë më pas i tregojnë vendin. E për këtë racë individësh të pavlerë Luli ka shkatërruar PD.
Këshilltarët e tij mizerabël janë të shumtë, politik dhe kryesori që përgatit qarkore si ato në kohën e qoftë largut, Neritan Sejamini. Këtë e ka identifikuar me kohë Berisha, por ai po qëndron, tani sapo fitoi një betejë me këshilltarin tjetër mizerabël, Alfred Lela.
Paçavurja e shpërndarë tek drejtuesit e PD, se cila duhet të ishte linja REVOLUCIUONARE e PARTISË dhe cilët ishin ARMIQTË, tregonte mjaft mirë se tashmë Lulzim Basha ka humbur edhe mercenarin e rradhës. Këshilltarin e tij të pretenduar mediatik Alfred Lela.
Ky i fundit një dumBashist, që dje pas qarkores identifikoi veten si armik i Lulit dhe jo i opozitës. Kaq keq ka katandiusur Luli, kaq i pashpresë është sa tani nuk ndez dot as shprersat e Lelës, një ish drejtor i shumë paguar nga Henri Cili, me një media periferike që tani nuk e lexon më as kunati dhe ish-deputeti financues. Dje Luli qau kur e hoqi Çili sepse kaloi me Ramën, tani është vetë Lela që shkon aty sipas Bashës.
Në fakt Fredi nuk është asgjë tjetër, thjesht një flluskë mediatike e rritur nga Luli, që i duhej për të luftuar “armiqtë” e brendshëm dhe ata të jashtëm, njësoj si në qarkore.
Nga dje Lela i Lulit e shpalli veten si kundërshtar të Lulit, por ky nuk përbën më lajm, thjesht një mercenar më pak tek Basha.
Një më pak ata që e mbajnë me shpresa të kota, duke i thënë lider, udhëheqës legjendar, përjashto, largo, përça e sundo, tashmë si të identifikuar prej vetë Bashës si të paguar nga Rama. Instrumenta të paafta mediatike që politikisht këshilluan një kryetar të paaftë e të përkohshëm në PD që tani po humbet edhe konet e tij të fundit.
I kanë ikur një e nga një dhe zinxhirin në qafën e tyre e ka vënë dikush tjetër, këta janë mercenarët dhe këshilltarët mizerabël të Lulzim Bashës. Po ngelet i vetëm me kunatin dhe disa qesharakë, por edhe disa qenushë të tjerë vërdallë, që po grindën kush ta zerë vendin e Lelës i pari./ CNA.al