Janë shënuar tensionet e para gjatë seancës parlamentare.
Teksa në foltore ishte duke folur ministrja Ogerta Manastirliu, drejt saj ka shkuar Lulzim Basha.
Kjo ka bërë që forcat e sigurisë të ndërhyjë për të penguar kryedemokratin … t’i hajë m**in
“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 8 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione.
Shqipëria ia ka dalë ndërkombëtarisht të fitojë betejat e vështira. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e iman. Studioni më shumë për fatalitetet dhe mos fërkoni barkun. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë siç duhet”, tha Manastirliu ç’ka ka irrituar kryedemokratin Basha.
Ai është çuar fillimisht nga vendi duke i përsëritur akuzat si dhe i kërkuar kryetares së parlamentit të zbatojë procedurën.
Basha bllokoi foltoren dhe mori fjalën, ku iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Basha e quajti Nikollën “skllave të Ramës”, dhe i kërkoi të respektonte opozitën të paktën për procedurë. Basha u kap edhe me Eduart Shalsin, të cilit iu përgjigj në replikë.
Debati në Kuvend:
Lulzim Basha: Zonja Nikolla. S’është Asambleja e PS-së këtu, apo ndonjë azil ku i bën gjërat siç do ti. Ky është Kuvendi i dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, por ka disa rregulla. s’kishte të drejtë zonja të çohej me vjershën që i kishte parapërgatitur regjisori. Ju jeni të gjithë me regji qendrore, ju dhe ata që fshihen pas jush. është kjo regji qendrore që fshihet pas jush. Në të kundërt do i shihni pasojat se ku do të përfundoni.
Eduart Shalsi: Ku do të ishe ti…
Lulzim Basha: Se ku do isha unë ta tregoj unë po ku do ishe ti ta them unë pastaj…
Lulzim Basha-Lindita Nikollës: Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hijen e Lenka çukos. Ne s’kemi hyrë për të qendruar në hijen e Fermës së Kafshëve. Mos e kthe Kuvendin në kotec. Bëj minimumin, respekto procedurën. Je skllave e Ramës, thyeji ato vargonj.