Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare kanë nisur protestën e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin.
Kreu demokrat Lulzim Basha është bashkuar me protestues në Milot ku kanë bllokar aksin kryesor të qarkullimit.