osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luli, kthehu në shtëpi!

Luli, kthehu në shtëpi!

Nga Mero Baze

Një raport shkencor i Institutit të Ndërtimit ka çertifikuar pallatin ku jeton Lulzim Basha si shumë të sigurt, dhe pa asnjë dëmtim nga tërmeti i një muaji më parë në Tiranë. Ekspertiza pasoi pretendimin publik të Lulzim Bashës për dëmtimin e pallatit nga tërmeti si një arsye për t’u zhvendosur në dy vila luskoze në një nga rezidencat në periferi të Tiranës.

E di që duket e bezdisshme të vazhdosh t’i kërkosh Lulzim Bashës të thotë qoftë dhe një herë të vërtetën, por ky është një rast që i duhet qëndruar deri në fund.

Jo se Lulzim Basha ka bërë ndonjë krim duke blerë dy vila të reja luksoze, por se përpjekja për të gënjyer në opinionin publik, pa asnjë përgjegjësi dhe mbi të gjitha pa asnjë pasojë, e ka kthyer atë në një simbol të politikanit që nuk do të përballet me asnjë pasojë të veprimeve të veta.

Tani është koha të këmbëngulim që Lulzim Basha nuk ka gënjyer kur ka thënë se u tremb, se pallati ju dëmtua nga tërmeti ndaj shkoi e mori dy vila luksoze për të jetuar.

Të gjithë mund të kemi frikëra të ndryshme në jetë dhe disa prej tyre drejtojnë jetën tonë.

Ne duhet të besojmë për një moment se Lulzim Basha u tremb vërtet nga tërmeti dhe për këtë ka bërë sakrificë maksimale, duke marrë me qira vila që bëjnë 3 mijë euro në muaj, ose duke i blerë ato me kredi.

Tani jemi të qetë se frika e Lulzim Bashës ishte e tepruar. Instituti i Ndërtimit provon që godina është e fortë, e padëmtuar, e parrezikshme dhe pa asnjë dëmtim formal që mund ta bëjë të pabanueshme.

Është koha t’i kërkojmë Lulzim Bashës të kthehet në shtëpinë e tij. Kjo do t’i sillte shumë të mira.

Së pari nuk do të dilte gënjeshtar, por njeri që është trembur nga tërmeti, si shumë njerëz që tremben nga dukuri natyrore të frikshme. Pamë me qindra mijëra qytetarë që i trembi Çim Peka me një lajm. Dhe Lulzimi nuk ka pse të mos jetë pjesë e tyre.

Duke u kthyer në shtëpinë e vjetër, ai dëshmon se nuk na ka gënjyer, kur tha se “u tremba nga tërmeti”, por thjeshtë ka gabuar se aq di nga tërmetet.

Së dyti duke u rikthyer në banesën e vjetër të tij, ku në fakt ka më shumë sipërfaqe se tek dy vilat, siç e ka pohuar vetë, ai është dhe më komod dhe më i qetë në jetën e përditshme, mund të jetë më efiçent si opozitar dhe më i motivuar, pasi apartamenti është i mobiluar mirë dhe me shije. Edhe shtesa pa leje nuk ka pësuar dëme, kështu që mund të shfrytëzohet.

Së treti rikthimi në apartamentin e vjetër i shpëton rreth 6 mijë euro në muaj qira, sa do të duhet të paguajë aty ku ka shkuar, para se të bëjë aktin e blerjes. Jo se janë shumë për të, por sidoqoftë po vjnë ditë të vëshitra për financat dhe lekët duhen ruajtur.

Por mbi të gjitha ai duhet të rikthehet në shtëpi, për t’u treguar mbështetësve të vet, më shumë se sa kaq. Ai duhet t’ju tregojë atyre, se i qëndron fjalës së thënë, se nuk ka prioritet jetën e luksit dhe vilat që mund t’i përdorin biznesmenët milionerë dhe as ka bërë ndonjë pazar me oligarkët që sulmonte muaj më parë dhe tani gjen strehë në bizneset e tyre.

Duhet të rikthehet në banesën e vjetër, jo se ajo është e lirë, pasi siç ka thënë ai vetë, është më e mirë se vilat, por për të treguar se në këto kohë nuk ka objektiv ndërrimin e vilave luksoze, por ndërrimin e pushtetit. Dhe pushteti nuk merret duke shetitur nga një vilë luksoze në tjetrën, por nga një fshat i varfër në tjetrin.

Është ora që Lulzimi të kthehet në shtëpi se përndryshe duhet të zgjedhë të quhet hajdut, i pafytyrë, gjobaxhi, gënjeshtar…ose në të kundërt budalla që u tremb vërtet nga tërmeti. Varet kë besojnë demokratët pastaj.