osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luli kopjon statutin e PPSH të Enver Hoxhës për kandidatët: Të ruajmë unitetin brenda partisë dhe pastërtinë e saj! Ja masat e ndëshkimit

Luli kopjon statutin e PPSH të Enver Hoxhës për kandidatët: Të ruajmë unitetin brenda partisë dhe pastërtinë e saj! Ja masat e ndëshkimit

Nuk e kishim menduar që në vjeshtën e vitit 2020 do të na ktheheshin në partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, njëherësh partinë që mban “dekoratën” e shembjes së komunizmit, pikat e statutit të PPSH të Enver Hoxhës.

Por jo vetëm që janë rikthyer dhe përshtatur me rregulloret e PD për garën brenda saj për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie, por janë shtyrë akoma më thellë, janë “kopjuar” mot a mot në statutin e vitit 1966 të PPSH të Enver Hoxhës.

Si në këtë statut të PPSH dhe në formularin për kandidatët për deputetë të PD, kërkohet që të ruhet uniteti i partisë, pastërtia e radhëve të saj, të mos ketë kritika dhe debate publike për garën brenda partisë pasi demton figurën e saj.

Dhe në fund përcaktohen dhe masat ndëshkimore nëse një anëtar apo funksionar partie shkel rregullat në PD. Masa e ndëshkimit të paktën në letër është njëlloj si në statutin e PPSH të vitit 1966.

Statuti i PPSH i vitit 1966 dhe deklarata personale e kandidatit të PD:

STATUTI I PPSH I VITIT 1966

Anëtari ka për detyrë:

a) të ruajë me vendosmëri unitetin dhe pastërtinë e radhëve të partisë, kusht kryesor i fuqisë dhe i pathyeshmërisë së saj; partia nuk lejon qenien e fraksioneve në gjirin e saj;

b) të zhvillojë autokritikën dhe kritikën pa kufizim, sidomos kritikën nga poshtë lartë, të jetë i rreptë e i pamëshirshëm ndaj vehtes për të metat e gabimet e tij, të cilat të mos ia fshehë partisë, po kështu të jetë edhe ndaj të metave dhe gabimeve të të tjerëve, t’i zbulojë ato me shëmbullin e luftën e tij të drejtë të ndihmojë për ndreqjen e tyre, të jetë i papajtueshëm me mbytësit e kritikës dhe me ata që pengojnë zhvillimin e saj, që e zëvendësojnë atë me fjalë të bujëshme e lavderime; të luftojë kundër të kenaqurit me pak, vetkënaqësisë dhe kundër dehjes nga sukseset;

c) të kritikojë në mbledhjet e partisë veprimtarinë dhe sjelljet e çdo anëtari të partisë, pavarësisht nga vendi që ka;

Për shkelje të unitetit të partisë, moszbatim të vendimeve të organeve më të larta dhe faje të tjera në kundërshtim me vijën e partisë, për organizatat e partisë merret si masë ndëshkimore përsëritja e regjistrimit të përgjithshëm të komunistëve (shpërndarja e organizatës së partisë). Vendimi për përsëritjen e regjistrimit të përgjithshëm të komunistëve hyn në fuqi vetëm pasi të aprovohet nga Komiteti Qendror i Partisë.

DEKLARATË PERSONALE E KANDIDATIT të PD më 2020

Unë, _____________, deklaroj me përgjegjësinë time sa më poshtë vijon:

Do të mbeshtes Partinë Demokratike të Shqipërisë, pavarësisht nga ecuria e mëtejshme e garës së brendshme, duke dhënë të gjithë kontributin tim për fitoren e thellë të saj.

Nuk do të përfshihem në asnjë retorikë që sjell diferencime dhe përçarje brenda partisë.

Nuk do të ndërmarr asnjë veprim kundër kandidatëve të tjerë në garë dhe angazhohem të mos bëj asnjë koment negativ për ta.

Nuk do të përfshihem në asnjë praktikë të ndaluar, që dëmton garën e lirë, të ndershme dhe të barabartë brenda partisë.

Do të kujdesem për realizimin e një procesi të rregullt të konfirmimit të kandidatëve dhe nuk do të kryej asnjë akt që dëmton procesin.

Do të ruaj frymën e bashkëpunimit dhe të gjithëpërfshirjes para, gjatë dhe pas përfundimit të procesit të konfirmimit dhe deri në ditën e zgjedhjeve.

Jam i ndërgjegjshëm dhe kam dijeni se, sipas Udhëzimit nr. 60, datë 25.06.2020 të Kryesisë së Partisë “Për miratimin e rregullave për realizimin e procedurës së propozimit, konsultimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror dhe lokal”, shkelja e këtyre zotimeve passjell skualifikimin e menjëhershëm nga Lista e Kandidatëve të mundshëm, që do të përfshihen në procesin e konfirmimit nga anëtarësia apo që i dorëzohen Kryesisë së Partisë pas procesit të konsultimit.

KANDIDATI:

_________

(emër, mbiemër, nënshkrim)-TemA