Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për protestën e studentëve në Tiranë. Basha thotë se ndryshimi duhet të nisë me shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë si edhe me dyfishimin e buxhetit për arsimin.
Basha shkruan në Twitter:
Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit.
Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA.