Mbrëmjen e sotme, në një intervistë për gazetarin Lufti Dervishi në emisionin “Përballë”, kryeministri Edi Rama tha se në shtator mund të ketë një bashkëpunim me opozitën, ndërsa shtoi se “e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojë Partisë Demokratike dhe LSI-së, është pushteti”.
Mirëpo Lulzim Basha që ëndërron ditë e natë sikur vjen në pushtet, i është përgjigjur një ftese të pabërë nga askush, duke kërkuar drejtësi dhe duke akuzuar gjykuar dhe dënuar ato që do ai, natyrisht prej andej nga mund të ngopesh duke ngrënë e dënuar, se nuk ke asgjë në dorë në FB, ata që me pushtetin e tyre e kanë degjeneruar si politikan.
Teksa publikon një foto nga protestat e opozitës para Kryeministrisë, Basha thotë se nuk do të bëjë kurrë koalicion me Edi Ramën.
“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”, ciceron Luli kryedemokrat në rrjetin social “Twitter”, kur ka një mal me akuza nga më të rëndat në kurriz dhe llogaridhënie me drejtësinë.
Seriozisht e ka ky që mund t’i shpëtoi drejtësisë, e do vij në pushtet./Ekskluzive.al