Kush i ka ndjekur zhvillimet e fundit në politikë dhe konkretisht në PD, i ka bërë përshtypje veprimet e Lulzim Bashës për të shporrur Sali Berishën nga partia.
Nuk ka faj i shkreti, sepse tani që është zot shpije, Basha këkron të bëjë ligjin dhe të komandojë vetë, por plaku i vjetër, i stërvitur në komunizëm dhe i kamofluar në demokraci, nuk ‘vdes’ lehtë.
Berisha, edhe pse kanë kaluar 5 vite nga dorëheqja e tij, akoma nuk pranon që të lërë në dorë të plotë partinë tek Lulzim Basha.
Manovrat e Berishës për të shpëtuar familjen e tij dhe Ilir Metën, duket se i kanë vënë kapakut durimit të Lulit.
Duke e parë se ai vetë po bëhet kurban për Shkëlzenin dhe për Ilir Metën, Basha ka vendosur që të shporrë nga partia Berishën dhe të gjithë shërbëtorët e tyre, përfshirë edhe burrin e Argitës.
Por Argita Berisha, e cila thotë se është qafa që lëviz të atin, nuk mendohet se do e kapërdijë lehtë këtë kryengritje të Bashës.
Jo sepse e ka hallin pse i la burrin jashtë PD, por ka hallin e të vëllait dhe të babait të saj.
Basha i ka gjetur këllqet dhe është përballur me Sali Berishën, por a do të jetë i zoti që të përballet edhe me Argitën?
Ajo e cila e ka shtrirë pushtetin tek bizneset dhe tek investimet e huaja, e ka balcamosur forcën e saj edhe në PD.
Nuk dihet nëse Basha është tërhequr nga sulmi i tij i hapur kundër Berishës, apo po përgatitet për një fortunë më të ashpër. Ajo që është e sigurt, Basha nuk do e ketë aspak të lehtë që të spastrojë të gjithë shërbëtorët e Berishës nga PD.