Partia Demokratike, mblodhi sot Këshillin e ri Kombëtar, i cili zgjodhi lidershipin e ri. Gjatë mbledhjes së sotme u zgjodhen nënkryetarët e Partisë, Sekretari i përgjithshëm dhe 4 sekretarë.
Por, Bash aka shpikur edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar dhe aty ka vendosur ish-presidentin Bujar Nishani.
Njëlloj siç ishte Haxhi Lleshi në kohën e diktaturës, Basha ka shpikur një post të ri, në kuadër të reformimit të Partisë Demokratike.
Ashtu si në kohën e diktaturës, ku Sekretari i Parë emëronte Haxhi Lleshin, një personazh me të cilin dikur tregonin barcaleta, sot Basha si sekretar i parë i Republikës së tij të Re, emëron Bujar Nishanin si “Haxhi Lleshin” e tij.
Haxhi Lleshi ishte një personazh qesharak , ish-president i kohës së diktaturës, ndërsa Bujar Nishani, është ish-presidenti i Sali Berishës.
Në fakt, lideri me “frymë perëndimore”, sikurse pretendon se është Basha, po e rikthen Partinë Demokratike në frymën e diktaturës.