osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luli Basha fantazon të pamundurën dhe mashtron! Në fushatë si Maduro i Venezuelës: Ja oligarkët që do të dërgojmë në SPAK e do u marrim pasurit të i’au japim popullit

Luli Basha fantazon të pamundurën dhe mashtron! Në fushatë si Maduro i Venezuelës: Ja oligarkët që do të dërgojmë në SPAK e do u marrim pasurit të i’au japim popullit

Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në një takim me studentët e Fakultetit të Ekonomisë. Basha u shpreh se të gjithë ata oligarkë që do të plotësojnë kushtet do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje SPAK.

Gjatë bisedës ai shpjegoi ligjin Antimafia që Partia Demokratike e ka hartuar dhe që mendon se do ta vënë në zbatim nëse do të fitojnë zgjedhjet e 25 prillit.

“Oligarkë janë ata të cilët pushtetin e tyre ekonomik e përdorin për të diktuar vendime politike që nga ligjet, kontrata, leje, licenca dhe gjithçka tjetër. Ata që në bashkëpunim me një grusht qeveritarësh, vënë në kontroll të gjithë ekonominë, politikën dhe median e vendit. Rruga për t’u marrë me ta është ligji ynë Antimafia.

Të gjithë ata që plotësojnë këto kushte do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje strukturave të posaçme anti-korrupsion. Synimi i ligjit Antimafia është që këta njerëz që janë përfshirë në këto lloje kontratash, mos të gëzojnë të ardhurat e përfituara padrejtësisht dhe këto të ardhura të rikuperohen dhe t’u kthehen qytetarëve”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës iu shpjegoi studentëve edhe projektin e tij për një qeverisje të vogël. Një gjë e tillë, sipas Bashës do të sjellë eliminimin e shpenzimeve të fryra me punësime të militantëve politikë, sipas të cilit e ka bërë qeveria aktuale. “Ne besojmë tek qeverisja e vogël.

Ne besojmë që taksat e shqiptarëve duhen shfrytëzuar më mirë për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, që mbështet ekonominë, por gjithashtu për të ndihmuar arsimin dhe shëndetësinë. E ndërsa paratë e taksave të shqiptarëve duhet të shkonin për të ndihmuar të rinjtë, familjet e tyre, ato vazhduan të shpërndahen tek miqtë dhe klientët e qeverisë përmes koncesioneve e PPP-ve korruptive.

Nuk besoj në shtetin klientelist që përgjigjen e vetme ndaj varfërisë dhe mjerimit e ka të hapë vende pune të panevojshme, thjesht dhe vetëm me rrogë dhe këto rroga paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe kjo është formula e falimentimit dhe ju e dini që sot shteti shqiptar është i falimentuar”, tha ai.

Prioritetet kryesore të Bashës

Sipas Bashës sapo ai të vendoset kryeministër do t’iu japë prioritet kryesor studentëve, fermerëve, pensionistëve dhe taksave. Ai u shpreh i sigurt se këtyre objektivave të shpallura do t’i shkojë deri në fund për t’i realizuar. “Unë ju siguroj se si kryeministër i ardhshëm prioritet do të kenë praktikat mësimore për studentë, do kenë subvencionimi 100% i tarifave për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Prioritet do të jetë programi ynë për subvencionimin e fermerëve me 100 milionë euro në vit.

Prioritet për mua do të jetë taksa 9% që Shqipëria të jetë konkurruese me rajonin dhe të thithë investime të huaja. Prioritet për mua do të jetë rritja e pensioneve dhe jo 10 oligarkët pranë qeverisë, dhe ky është një objektiv i shpallur të cilit do t’i shkojmë deri në fund me vendosmërinë më të madhe brenda kohës më të shkurtër të mundshme. Dhe meqë ju jeni student të ekonomisë, po ju them që ekzistojnë të gjithë mekanizmat për ta ndryshuar këtë realitet brenda 6 muajve të parë të qeverisjes tonë të ardhshme”, tha Basha me rinjtë.