osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lulëzimi i “Sudeve” të reja me ndihmën e shtetit, kioskat e mikrokredive! Dhoma e Përmbarimit jep alarmin: 50 mijë qytetarë janë vjedhur nga kompanitë e mikrokredisë

Lulëzimi i “Sudeve” të reja me ndihmën e shtetit, kioskat e mikrokredive! Dhoma e Përmbarimit jep alarmin: 50 mijë qytetarë janë vjedhur nga kompanitë e mikrokredisë

Dhoma Kombëtare e Përmbarimit ka kritikuar ashpër Ministrinë e Drejtësisë dhe qeverinë mbi menaxhimin e dosjeve të përmbarimit. Sipas këtij institucioni, mungesa e akteve nënligjore po u kushton shtrenjtë qytetarëve shqiptarë.

Në një letër publike drejtuar kryeministrit Edi Rama, ky institucion i drejton disa pyetje kryeministrit Rama lidhur me arritjet e Ministrisë së Drejtësisë në vend. Dhoma Kombëtare e Përmbarimit shprehet se kjo ministri nuk ka pasur asnjë arritje gjatë këtyre viteve. Sipas këtij institucioni, janë rreth 50 mijë qytetarë të cilët janë mashtruar e vjedhur nga kompanitë e mikrokredisë.

“Ministria e mbushur me diletantë të fushës së drejtësisë, si një ansambël “tallava” të emëruarish apo të punësuarish pa asnjë kriter, e kthyen këtë institucion në “armikun” e dukshëm të qytetarit, madje të vetë qeverisë suaj. 50 mijë ose më tepër mund të jenë numri i qytetarëve të mashtruar, të vjedhur apo të bllokuar nga skemat e mashtrimit të shitjes, mbledhjes, dhënies së mikrokredive të vogla me pahir, nga e njëjta dorë batakçinjsh me licenca nga Banka e Shqipërisë, por me licencë kryesore “heshtjen” e shtetit që nuk i ndalon”, thuhet në letër.

Ndër të tjera, Dhoma Kombëtare e Përmbarimit, hedh akuza ndaj Ministrisë së Drejtësisë se kjo e fundit, ka hedhur në kosh me mijëra dosje që kanë të bëjnë me përmbarimin. Ky institucion, vijon akuzat duke thënë se janë me mijëra ato familje shqiptare, të cilat presin që të marrin pronat.

“Shikoni fotot që simbolizojnë katandisjen e kësaj ministrie: 5 mijë dosje përmbarimi me qese plehrash u braktisën në këtë institucion nga një shpurë batakçinjsh! 5 deri 8 mijë të tjera s’dihet ku janë. Me mijëra familje të këtyre dosjeve presin prej vitesh zhbllokimin e pronave dhe pasurive, me mijëra të tjera po mashtrohen çdo ditë nga skemat e batakçinjve dhe mashtruesve mikrobankarë”, thuhet në letër.

Lulëzimi i kioskave të mikrokredive

Dhoma Kombëtare e Përmbarimit në letrën drejtuar kryeministrit, thotë se një numër i madh qytetarësh janë duke marrë kredi nga kredidhënës, të cilët janë anonimë. Ndër të tjera, ky institucion thekson se në vend janë duke lulëzuar kioskat e mikrokredive.

“Mijëra qytetarë po zhyten çdo ditë në skemat e kredidhënies nga anonimët e huaj dhe ata të parajsave fiskale. Kioskat e mikrokredive po lulëzojnë si dikur ato të Sude-ve piramidale. Shteti shqiptar hesht. Banka e Shqipërisë ka licencuar një duzinë me “baraka financiare” dhe as nuk i bëhet vonë për qytetarin dhe për vetë sistemin bankar në vend. Kreditë e shqiptarëve shiten dhe blihen si në tregun e gjësë së gjallë për dy lekë. Banka e Shqipërisë ka ligjëruar matrapazllëkun me rregullore.

Bankat kanë shitur te matrapazët e licencuar mijëra kredi që janë fate familjesh shqiptare, pa i njoftuar dhe më pas këta të fundit kanë fundosur me mijëra në mjerimin që imponojnë shifrat e 3, 4 apo 10-fishuara të “borxheve të reja të kredive të vjetra”. Shteti ka heshtur apo nuk e ka kuptuar këtë mashtrim”, bëhet me dije nga Dhoma Kombëtare e Përmbarimit.