Teksa kanë mbërritur përpara parlamentit, protestuesit e opozitës kanë krijuar disa momente tensioni duke hedhur tymuese, flakadanë dhe kapsolla në drejtim të godinës së Kuvendit.
Ajo që bie në sy është fakti se personat të cilët janë munduar të krijojnë incidente janë të rinj të cilët kanë hequr edhe bluzat duke i vënë në kokë për të mos u identifikuar.
Policia në këtë protestë, ndryshe nga ato më para ka zhvendosur kordonin e sigurisë ndërkohë që në gatishmëri është parë edhe autoboti i ujit, i cili do të përdoret në rast se situata do të agravojë.