Presidenti Alexander Lukashenko ka paralajmëruar se Bjellorusia do të përfshihet në luftë kundër Ukrainës vetëm nëse ata fillojnë agresionin kundër Bjellorusisë.
“Ka vetëm një mënyrë për të përfshirë Bjellorusinë në luftë, nëse fillon agresioni kundër nesh, nëse ata fillojnë të na luftojnë”. Ka deklaruar Lukashenko, sipas raporteve të agjencisë bjelloruse Belta .
“Unë kam thënë njëzet mijë herë se ne nuk kemi plane për të luftuar në Ukrainë,” kujton Lukashenko.