Një Botëror i vështirë për t’u arkivuar, i jetuar me shumë intensitet për të mos lënë pasoja, në trup e në mendje. Rruga e Kroacisë, deri në finalen kundër Francës, ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme te disa nga protagonistët e “Rusi 2018”. Për këtë janë shembull problemet fizike të Vrsaljko, “ngërçet” e ndryshme të Perisic dhe telashet e Luka Modric, futbollisti më i mirë në Botërorin e fundit.
Pas një vere me shumë pasion, Modric po merr sërish rolin e protagonistit, ashtu si i takon, te “Los Blancos” dhe u kthye titullar si ndaj Romës në Champions.
“Botërori më ka shkaktuar një lodhje të madhe në nivel fizik dhe psikologjik. Në këto aspekte më shkatërroi. Një ezaurim të mirëfilltë, por tani po ndihem mirë ditë pas dite,” – tha mesfushori.
“Jam krenar që shokët dhe tifozët mendojnë se unë duhet të fitojë “Topin e Artë”, por nuk është një fiksim për mua. Rëndësi ka vetëm ekipi. Nëse do ta fitojë dakord, do të jem shumë i lumtur, nëse jo nuk ka problem, jeta vazhdon,” – deklaroi kroati që gjatë verës donte të largohej nga Real për të shkuar te Inter.