Edhe pse Shaqiri në garën e tij rivalin më të madh kishte aktorin Donald Veshja, si për ironi ishte i pari si i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”.
Ndër të tjera të dy finalistët e BBV1 nuk lanë pa komentuar edhe lojën e banorëve që vazhdojnë në edicionin e dytë të këtij super formati. Donaldi shafqi disa foto të banorëve dhe Iliri dha mendimin e tij personal për lojën që ata kanë zgjedhur.
KQZ godet me dorë të fortë dhe kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve të njohur socialistë, zbardhet çfarë ka ndodhur
Iliri për Oltën: Unë mendoj që Olta është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evolucion si personazh me aq sa shikoj.
Iliri për Sabianin: U gëzova kur hyri sepse kisha kohë që nuk e shikoja. Unë mendoj që siç jam unë baba është dhe ai. Çdo baba e di vetë se çfarë duhet të bëjë me instiktim që ka kundrejt fëmijës së tij.
Iliri për Luizin: Luizin e shikoj një lojtar shumë të fortë. E karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Në qoftë se do t’i jepja një lloj definicioni, ama mendoj që të jesh class dhe fitues duhet të jesh origjinal.