Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.
Medalje e artë dhe super kohë e arritur prej saj e cila është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Luiza Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për ‘Paris 2024’.
Shqipëria përfaqësohet në këtë Kampionat me 9 atletë (5 djem – 4 vajza). Kampionati zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik, teksa marrin pjesë gjithsej 20 shtete.
Me heret, Luiza Gega është vlerësuar nga kryeministri Edi Rama me medaljen “Kordoni i Madh i Yllit të Mirënjohjes Publike”.