osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luiza Gega e 5-ta në botë, rezultati më i madh i atletikës shqiptare në rang ndërkombëtar

Luiza Gega e 5-ta në botë, rezultati më i madh i atletikës shqiptare në rang ndërkombëtar

Në Kampionatin Botëror që po mbahet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atletja jonë Luiza Gega ka regjistruar një rezultat mahnitës, duke zënë vendin e pestë në botë, por njëherësh duke thyer rekordin kombëtar me disa sekonda, rezultat që konsiderohet më i madhi për atletikën shqiptare në rang ndërkombëtar.

Padyshim që sportistja po kalon një moment magji, pasi më herët për disa muaj radhazi ajo nuk la aktivitet pa fituar dhe theu deri në 8 rekorde kombëtare në disiplina të ndryshme, kryesisht në 3 mijë metra me pengesa.

Edhe në garën e fundit të zhvilluar në Botërorin e Amerikës, ajo bëri një garë perfekte në këtë disiplinë, pra në 3 mijë metra me pengesa dhe siguroi një rezultat që e klasifikoi atë në 5 më të mirat e botës, por duke evidentuar faktin e merrnin pjesë sportistet më të mira të planetit në këtë disiplinë dhe siç dihet vendet afrikane kanë sportiste të jashtëzakonshme.

E megjithatë, Luiza shqiptare diti të marrë një rezultat të madh, sidomos sa i takon kohës që shënoi në këtë garë. Ajo e bëri 3 mijë metërshin me pengesa për 3 minuta, 10 sekonda e 4 të qindtat, duke përmbushur kështu pritshmëritë e trajnerit të saj Taulant Stërmasi, i cili ditë më parë shprehej se limitet e sportistes Luiza Gega bien nën kohën 9’10’’, diçka që e konfirmon atë si numri një në kontinentin europian e njëherësh një prej sportisteve më të mira në botë.

Rezultati i fundit konfirmon edhe një herë qëndrueshmërinë e saj në garat ndërkombëtare, duke mbajtur vazhdimisht profil të lartë dhe duke i bindur të gjithë se është një aset i madh i atletikës tonë. Asnjëherë më parë nuk kemi mundur të shënomë një rezultat të tillë madhor në kompeticion kaq të rëndësishëm sikurse është Kampionati Botëror.

Madje sportistët tanë rrallë shkojnë në finale të këtyre aktiviteteve, por ajo ia doli, sikurse dhe një vit më parë në finalen e kësaj gare në Olimpiadë, të shkojë edhe këtë herë në finale e të zërë vendin e pestë në botë. Një sukses i rëndësishëm që natyrisht meriton vëmendje nga institucionet e sportit në Shqipëri.

Ministrja Kushi vlerëson suksesin e Gegës, premton mbështetje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “facebook”, e përgëzoi sportisten Luiza Gega për arritjen e saj në Kampionatin Botëror, duke premtuar madje se institucioni i saj do të bëjë maksimumin për kampione të tilla që nderojnë veten dhe vendin në garat e mëdha sportive.

“Performancë e shkëlqyer e atletes sonë Luiza Gega, e cila u rendit e 5-ta në Finalen e Botërorit të Atletikës, të zhvilluar në Oregon, SHBA. MAS do të vazhdojë të vlerësojë dhe mbështesë sportistët elitarë që përfaqësojnë denjësisht flamurin tonë kombëtar kudo në botë”, shkruan ministrja Kushi.
a.