Luiz Ejlli po luan jo vetëm në Big Brother Vip, por edhe në skenën politike.
Pas mbështetjes ndaj Sali Berishës, Luiz Ejlli po ndryshon qëndrim, duke mbështetur Benet Becin, ish-kreu i KESH që sot garon për Bashkinë e Shkodrës.
Për publikun, Luizi tha se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga Beci, vetëm e vetëm pse ishtë shkodran.
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familjeshkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon.
Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhei jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi të shtunën.
Kujtojmë se Benet Beci është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës.
Kjo deklaratë e Luiz Ejllit vjen në një moment kur Sali Berisha ka tentuar ta përdorë imazhin e tij në fushatë, pasi Luizi bëri disa deklarata pro Berishës.
“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.
Mbetet për t’u parë nëse Berisha do ta sulmojë Luizin, pasi ky i fundit po mbështet Benet Becin.