Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja në fshatin Stom-Golem në Shkodër ku mbeti i vrarë 75-vjeçari Lulash Qepuri.
Burime për Abc bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja të cilat 10 i përkisnin shotgunit dhe 16 pistoletës.
Burimet bëjnë me dije se i moshuar i cili ka qenë invalid dhe ndodhej në lokalin e tij, është qëlluar në me kallashnikov nga autori.
Autori ka qenë i maskuar dhe lëvizte në këmbë, në momentin që i është afruar lokalit ka qëlluar 16 herë në drejtim të viktimës.
Menjëherë ka dalë i biri i viktimës i cili ka qëlluar 10 herë me shotgun në drejtim të atentatorit, por ai është larguar me vrap në errësirë, ku më pas ka hipur në një makinë e cila e priste disa metra më larg.
Fillimisht i moshuari është dërguar në spital, ku dhe ka humbur jetën pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë që pas ngjarjes ka qenë djali i të moshuarit i cili ka telefonuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babin.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe FNSH-së dhe po hetojnë për ngjarjen.