osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luftë bërrylash brenda “Foltores”: Ja prapaskenat e protestës së 7 korrikut dhe qëllimet e fshehta të besnikëve të Sali Berishës!

Luftë bërrylash brenda “Foltores”: Ja prapaskenat e protestës së 7 korrikut dhe qëllimet e  fshehta të besnikëve të Sali Berishës!

Brenda “Foltores” ka përplasje të forta për pushtet. Teksa, ish-kryeministri Sali Berisha, në provën e tij të parë për t’u paraqitur si kryetar i opozitës në Shqipëri, organizoi një protestë, ku gjeti si “motiv” rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit, i cili ishte vetëm një pretekst, pasi nga pas, fshiheshin arsye të tjera.

Me anë të protestës Sali Berisha synoi të tregonte forcën se Lulzim Basha nuk ishte kryetari i duhur i Partisë Demokratike, gjithashtu t’u jepte një mesazh SHBA-BE se opozita është në dorën e tij ende pa folur Apeli dhe një sinjal Uashingtonit se ende ka mbështetje edhe pse e kanë shpallur “Non-Grata”. Por protesta e 7 Korrikut fsheh të tjera qëllime për besnikët e Sali Berishës.

Ish-kryeministri e nisi Foltoren për të kthyer “demokracinë” në PD, por po e bitis në një parti qokash e pazaresh ku mbështetësit kacafyten me njëri-tjetrin për të ndarë postet. Nga burime të gazetës “Sot”, këtë gjë arriti të tregojë edhe protesta, pasi foltoristët po zihen me njëri-tjetrin për ndarjen e tortës së pushtetit. Ata po kërkojnë të faktorizohen që tani, duke nisur nga qenia prej një kohe shumë të gjatë në opozitë.

Prandaj dhe protesta e 7 Korrikut dështoi, pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk arritën të mblidhnin dot as 10 mijë veta para Kryeministrisë edhe pse hodhën mijëra euro për të mbushur sheshin plot me protestues. Dështimi nuk mjaftoi vetëm me kaq, pasi shumë protestues filluan të largoheshin, edhe pse protesta nuk kishte përfunduar.

Ajo që ata i mblodhi para Kryeministrisë, ishin paratë që kishin marrë për të qenë të pranishëm. Pra një protestë madhështore që paralajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me aleatin e saj më të fortë LSI, se do të mblidheshin aq shumë njerëz sa do të rrëzohej qeveria “Rama” nuk ndodhi.

Tubimi që mbajti Berisha ishte i ngjashme me protestat e Lulzim Bashës që bënte dikur, ku mblidheshin para Kryeministrisë, flisnin disa persona dhe iknin në shtëpi. Prova e vërtetë që çorri maskën e protestës së 7 korrikut është kur vërtet nuk ikin njerëzit nga sheshi, por me Berishën, shumë nga qytetarët u larguan në mes të saj, pasi kjo e fundit tregoi se po protestohej për interesa personale të opozitës.

Apeli mund të “fikë” ëndrrat e besnikëve të Berishës

Lufta për pushtet brenda “Foltores”, tregon hapur se kjo e fundit është e përçarë dhe se fati i saj është në dorë të Gjykatës së Apelit, aty ku kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj po përplas “brirët” me “Foltoren”, pasi ai ka ankimuar vendimin e paprecedent të Agron Zhukrit, i cili i fali PD-në, Sali Berishës.

Mësohet se Gjykata e Apelit e ka thelluar me themel këtë çështje dhe se pritet që të rrëzojë vendimin e Zhukrit, pavarësisht se Sali Berisha po e shantazhon atë dhe madje ka paralajmëruar se nuk do të njohë asnjë vendim të saj. Mësohet se vendimi i Apelit, i cili zhbën vendimin e Agron Zhukrit,e kthen Partinë Demokratike në pikën zero dhe i hap rrugë Lulzim Bashës të marrë vendime, deri sa të mbahen zgjedhje të reja.

Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion dhe se kryetar zyrtar i PD, figuron Lulzim Basha, ndërkohë që edhe logoja dhe vula e PD, janë ato që kjo parti ka pasur përpara se barbarët e “Foltores” të udhëhequr nga Berisha e pushtuan atë, e ku shkuan derti atje sa falsifikuan vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Pra, një vendim i Apelit kundër Berishës, do të “fikë” të gjitha planet dhe ëndrrat që kanë thurur ditë e natë besnikët e kryefoltoristit. /Sot