osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Lufta” për Shkodrën: Si llogariten mundësitë e kandidatëve të PD, PS dhe Berishës për Bashkinë

“Lufta” për Shkodrën: Si llogariten mundësitë e kandidatëve të PD, PS dhe Berishës për Bashkinë

Bashkia e Shkodrës është e vetmja nga 6 njësitë vendore ku do të votohet në 6 Mars, që nuk e ka ende të qartë se nga cila forcë politike do të drejtohet deri në mes të vitit të ardhshëm, kur zgjedhjet lokale do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.

Kjo për shkak se në pesë bashkitë e tjera falë çarjes së opozitës, kandidatët e Partisë Socialiste pritet ta kenë më të lehtë fitoren.

Në Shkodër, përveç qytetit, do të zhvillohen zgjedhje edhe në 9 ish-komuna, të cilat pas ndarjes së re administrative, i kanë bashkuar Bashkisë.

Në vitin 2021 Partia Demokratike mori 29.893 vota, ndërsa Partia Socialiste 15.848, pra 14 mijë vota më pak se opozita. Por në këtë qark janë edhe forca të tjera politike të cilat kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash 1 vit më parë.

“Lufta” për Shkodrën/ Si llogariten mundësitë e kandidatëve të PD, PS dhe Berishës për BashkinëPSD e Tom Doshit ka marrë 9.808, ndërsa LSI e Kryemadhit me kandidatin e saj Agron Çela 7.880.

Në skenarin kur kandidati i PD-së do t’i fitojë zgjedhjet, duhet që të minimizojë sa më shumë çarjen që ka shkaktuar “Shtëpia e Lirisë” e Berishës dhe thithjen e pjesës së djathtë të qytetit, e cila deri më tani nuk e votonte PD-në pikërisht për shkak të mosdistancimit nga qeverisja e Berishës. Në të njëjtën kohë duhet edhe që PSD e Tom Doshit të mos ketë angazhimin e 2021 dhe të mos i kalojë votat në bllok te kandidatja e Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër kandidati i Berishës, Bardh Spahia duhet të ketë një numër të madh kombinimesh të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2021 që të fitojë Bashkinë. Së pari ai duhet ti marrë PD-së një sasi të madhe votash nga “thesi” me rreth 30 mijë që kjo parti mori një vit më parë si dhe të angazhojë strukturat e LSI-së.

Por se sa të mobilizuara do të jenë këto struktura dhe deputeti i saj Agron Çela të bëjë fushatë dhe të mbledhë vota për kandidatin e Berishës, kjo mbetet për t’u parë.

Nga ana tjetër kandidatja e PS-së, duket në një situatë më komode dhe me rreth 16 mijë votat e një viti më parë dhe një numri votash nga PSD-ja shpreson që çarja në PD të jetë sa më e madhe që ajo në fund të numërimit të dale para dy kandidatëve të djathtë. (BW)