ë prej nisjes së lëvizjes së Sali Berishës, Partia Demokratike është në një luftë të egër mes vetes, e cila tashmë ka zbritur edhe në bazë.
Deputeti Luan Baçi është shkarkuar si kryetar i PD në Fier, pas rreshtimit të tij me Sali Berishën. Në vend të tij është komanduar Agron Kapllanaj nga Ballshi.
Pork y vendim ka sjellë reagime të shumta, duke parë të shkuarën e tij.
Ibrahim Morina, ish-kryetar i degës së PD në Fier shkruan në rrjetet sociale se kjo nuk pritej nga Lulzim Basha.
Morina poston në Facebook formularin e vetëdeklarimit të Kapllanajt i cili rezulton i dënuar në Itali për vjedhje.
“Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali”, shkruan Morina.
Agron Kapllanaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Mallakstrës në 2015, detyrë që e mbajti deri në 2019.
Ndërsa në 25 prill ishte kandidat për deputet në Qarkun e Fierit.
Reagimi
Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale… “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj”. Çudia pas këtij lajmi bëhet edhe më e madhe, kur mëson se “Agron Kapllanaj, do të mbajë këtë detyrë deri në strukturimin e kësaj dege”.
Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali.
Edhe këtë e bërë o Lulzim Basha…?!
Çfarë të ka mbetur ti bësh më shumë asaj dege të PD-së…?!
Në qoftë se ky ishte më “i miri” për strukturimin e PD në Fier, kur imagjinoj ata pas tij më vjen të ulëri dhe t’ju bëj thirrje gjithë demokratëve të Fierit, “mos lejoni që Lulzim Basha të kënaqë oreksin e tij duke shijuar opozitën bashkë me frutat që i vjelë asaj.
Ajo degë ka emra pambarim, të cilët jo vetëm mund të bëjnë strukturimin e saj, por edhe të sigurojnë një rezultat shumë më dinjitoz në zgjedhje. Ndal tentativës së revanshit të Lulzim Bashës me të dënuar ordinerë si Agron Kapllanaj…