osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lufta me mazhorancën si lufta me “Mullinjtë e erës”! Meta i ktheu Kuvendit plot 63 ligje, disa herë më shumë se Meidani, Moisiu, Topi dhe Nishani së bashku! Kuvendi i miratoi pas 15 ditësh

Lufta me mazhorancën si lufta me “Mullinjtë e erës”!  Meta i ktheu Kuvendit plot 63 ligje, disa herë më shumë se Meidani, Moisiu, Topi dhe Nishani së bashku! Kuvendi i miratoi pas 15 ditësh

Parlamenti që mbylli legjislaturën e nëntë parlamentare, këtë të mërkurë që lamë pas, do të mbahet mend për djegien e mandateve të deputetëve nga ana e opozitës dhe si institucioni që ka shqyrtuar dekrete presidenciale më shumë se çdo Kuvend tjetër në historinë e Shqipërisë.

Herë pas here gazeta e ka denoncuar faktin që qysh kur ka ardhur në krye të Presidencës së Republikës së Shqipërisë në korrik të vitit 2017, presidenti Ilir Meta i ka kthyer mazhorancës më shumë ligje dhe dekrete, sa nuk e kanë bërë të gjithë presidentët bashkë gjatë këtyre viteve demokraci.

Gazeta ka bërë një verifikim në faqen zyrtare të Parlamentit të Shqipërisë dhe rezulton se që prej 4 vitesh paraardhësit e Ilir Metës, si zoti Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë kthyer 43 ligje për rishqyrtim në Kuvend. Pra, 43 ligjet e kthyer nga katër ish-presidentët, sipas verifikimit kanë nisur në vitin 1999 deri në vitin 2017.

Presidenti i kthen Kuvendit 63 ligje

Por nëse katër ish-krerët e shtetit shqiptar kanë kthyer vetëm 43 ligje për rishqyrtim, presidenti Ilir Meta i vetëm ka kthyer 63 ligje, pra 20 më shumë se paraardhësit e tij të gjithë së bashku.

Më konkretisht, nëse marrim si shembull zotin Bujar Nishani gjatë kohë që ishte president, ai i ktheu qeverisë në 5 vite 17 ligje për rishqyrtim. Ndërsa kreu i shtetit, Ilir Meta e ka tejkaluar gati 4 herë shifrën e Bujar Nishanit, pasi në katër vite që është në krye të Presidencës i ka kthyer qeverisë për rishqyrtim plot 63 ligje. Zoti Meta festivalin e ka hapur në 4 muaj pasi ishte betuar si President i Republikës, ndërsa i ka thyer qeverisë ligjin për tarifat gjyqësore.

“Dekreti nr. 10656, datë 22.11.2017 “Për kthimin e ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Më pas gjatë vitit 2018 presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim 5 ligje, sikundër ishte ai për tatimin mbi të ardhurat, për buxhetin e vitit 2019, për tatimin mbi të ardhurat. Ndërkohë që dy prej tyre kanë të bëjnë me teatrin, pasi Meta ktheu dy herë nismën për shembjen e godinës, siç është ligji për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Ndërkaq, presidenti Ilir Meta ka vijuar me kthimin e ligjeve, ku gjatë vitit 2019 ka kthyer plot 15 ligje për rishqyrtim. Mes ligjeve të kthyera, janë ai për noterinë, për Kadastrën, për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme, për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, për rezervat materiale të shtetit, për vetëqeverisjen vendore, për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, etj.

Ndërkohë kulmi i kthimit të ligjeve është shënuar gjatë vitit 2020, ku ka kthyer rreth 30 ligje e duke vijuar gjatë këtij viti. Në të gjitha argumentet që jep, zoti Meta thekson se ligjet i ka thyer pasi bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet vendase, si dhe janë kundër interesave të qytetarëve.