Pas orëve “luftë” me flakët, zjarri në malin e Shëngjinit është vënë krejtësisht në kontroll, por nuk është shuar plotësisht.
Mësohet se reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Dyshimet janë që zjarri ka qenë i qëllimshëm, për këtë arsye mësohet se janë ndaluar nga policia katër persona.
Siç njoftoi, mbrëmjen e djeshme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në terren kanë zbritur 200 efektivë të Forcave të Armatosuri me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë.
Banorët janë shprehur se kjo situatë po ndikon edhe në largimin e pushuesve nga kjo zonë turistike.