osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Lufta/ Irani sulmon Izraelin me valë dronësh, mbërrijnë për disa orë! Netanyahu: Do t’u përgjigjemi! Franca dhe SHBA nisin avionë luftarakë

Lufta/ Irani sulmon Izraelin me valë dronësh, mbërrijnë për disa orë! Netanyahu: Do t’u përgjigjemi! Franca dhe SHBA nisin avionë luftarakë

Ajo që ishte paralajmëruar ka ndodhur. Irani ka nisur sulmin ndaj Izraelit dhe ka lëshuar tre valë dronësh në drejtim të tij, të cilët duan kohë që të mbërrijnë

Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin hakmarrës që kishte paralajmëruar ndaj Izraelit duke lëshuar qindra dronë, në tre sulme të njëpasnjëshme.

Lajmi u konfirmua edhe nga Forca e Mbrojtjes e Izraelit të cilat i kanë parë dronët përmes satelitëve. Sipas medieve Irani ka nisur dhe raketa, por kjo nuk është konfirmuar.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sistemet për mbrojtje ajrore janë aktivizuar dhe që forcat e armatosura të Izraelit janë gati.

“E kam një parim të qartë – kushdo që na lëndon, do ta lëndojmë. Ne do ta mbrojmë veten nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me qetësi dhe vendosmëri”, ka thënë ai.

“Ne jemi gati për çdo skenar, si në mbrojtje, ashtu edhe në ofensivë. Shteti i Izraelit është i fortë. Forca e Mbrojtjes është e fuqishme. Publiku është i fuqishëm. Ne e vlerësojmë SHBA-në që qëndron afër Izraelit, si dhe mbështetjen e ofruar prej Britanisë, Francës dhe shumë shteteve tjera”.

Pas nisjes së sulmit nga Irani, Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore deri në orën 7 të mëngjesit.

Shtëpia e Bardhë, thotë se “Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do t’i mbështesin që të mbrohen”.

Presidenti Joe Biden ndërpreu një udhëtim të fundjavës në Delauer dhe u kthye në Uashington për konsultime urgjente në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes zhvillimeve të fundit. Ai po informohet rregullisht për situatën dhe do të takojë së shpejti ekipin e tij të sigurisë kombëtare.

Teherani ishte zotuar të hakmerrej për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.

Video:

https://rumble.com/embed/v4mm91e/?pub=4