osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Lufta” e tyre është lojë, shpërthen Murrizi: Berisha e Basha kanë dashur të kruhen aty ku u hante

“Lufta” e tyre është lojë, shpërthen Murrizi: Berisha e Basha kanë dashur të kruhen aty ku u hante

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Myslim Murrizi, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare deklaroi lidhur me ngjarjet e ditëve të fundit se kreu i Partië Demokratike, Lulzim Basha dhe lideri historik i kësaj partie janë në një lojë të përbashkët.

Sipas tij, të dyve iu ka interesuar loja, veprimet e të cilës gjatë 8 viteve udhëheqje të Lulzim Bashës, t’i fshihnin pas njëri-tjetrit.

“Ato kanë 16 vjet që njihen me njëri-tjetrin, në kushtet e qeverisjes. Unë besoj që në këto 8 vite që Basha është kryetar i PD-së, iu ka ardh mirë të dyve, se padashje e kanë patur dorën në qafë të njëri-tjetrit dhe e kanë kruajtur aty ku u hante të dyve. Basha ka dashur ta shesi si ‘të gjitha vendimet që marr unë, nuk janë të miat, por janë të atij pas meje’.

Berishës i ka ardh’ mirë, sepse duke qenë në një farë mënyre në stok, pension aktiv, i ka ardh mirë të duket dhe para demokratëve dhe para qytetarëve, që ‘unë kam fuqi akoma tek PD-ja’. Pra, ka qenë një marrëveshje e heshtur që vetëm ata të dy mund ta bëjnë transparente.”

Sa i përket vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi Parlamentar, Murrizi e ka quajtur edhe këtë akt si një teatër midis liderit dhe Berishës. Sipas kryetarit të LDSH-së, Basha nuk e ‘vrau’ babain e tij politik, pasi e gjitha është një lojë.

Myslim Murrizi: Kjo është marrëveshje, midis të dyve.

Alban Dudushi: Bashës dhe Berishës?

Myslim Murrizi: Patjetër, nëse do të qëndrojmë këtu, tek rregullorja e Kuvendit për funksionimin e grupeve…

Alban Dudushi: Po, z.Berisha ka një javë që ka dalë dhe ç’nuk ka thënë deri tani për Bashën. Dje i tha ‘ish-kryetari’…

Myslim Murrizi: Çfarë kam dëgjuar unë në këto 30 vite, ça e kanë pështy këta njëri-tjetrin në mëngjes dhe e kanë lëpi në darkë. Merrni ça i ka thënë Nanos dhe si u ul me Nanon, ça i tha Metës dhe si u ul me Metën, ça i tha Meta Ramës dhe si qeverisën të dy bashkë, ça i kanë thënë njëri-tjetrit dhe si janë ul për të nda paratë.

Pra, Basha duhet të thotë ‘kam përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike.’ Dhe për forca, ai nuk është më pjesë e listës së zgjedhur nga KQZ-ja si deputet i PD-së. Grupet parlamentare do të krijohen në bazë të zgjedhjes politike dhe në bazë të orientimit politik.

Po ngelëm thjeshtë tek përjashtimin nga grupi, është lojë.

‘Unë marr imunitetin dhe rri 4 vjet në Parlament, ti je në rregull me amerikanët se iu thu që e përzura’.

Ky se ka përjashtuar nga partia, sa herë t’i mbushet mendja ai shkon në Këshillin Kombëtar. Pra, Basha duhet ta ndajë, çfarë ka bërë në fakt… nuk e ka vra.