osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Lufta e harruar e Bullgarisë për ndryshimin e emrave turq me gjak dhe asimilimi

Lufta e harruar e Bullgarisë për ndryshimin e emrave turq me gjak dhe asimilimi

Nga Katerina Vasileva REL

Sevginar Mahmudit i kujtohet 26 dhjetori i vitit 1984 sikurse të ishte dje. Asaj i kujtohet se si një mike e saj u godit nga një plumb, i kujtohen të qarat e fqinjëve të saj që po vdisnin në një kanal buzë rrugës. Dhe asaj i kujtohen ushtarët që hynë në fshatin e saj për t’ia marrë emrin.

Rreth 40 vjet më parë, në dhjetor të vitit 1984, autoritetet komuniste në Bullgari nisën një fushatë të dhunshme dhe sistematike për të detyruar turqit etnikë që të ndryshonin emrat dhe të merrnin emrat bullgarë. Kjo fushatë ishte pjesë e Procesit të Rilindjes së regjimit, i cili kërkoi të krijonte një identitet të unifikuar bullgar dhe gjithashtu vendosi kufizime në gjuhën turke dhe ndaloi traditat fetare dhe kulturore.

Shtypja, që vrau deri në 2.500 turq dhe rezultoi në dëbimin e 320.000 njerëzve në Turqi pesë vjet më vonë, konsiderohet gjerësisht si një nga fushatat më të mëdha të asimilimit kundër një komuniteti mysliman në shekullin e 20-të. Megjithatë, sot e kësaj dite, turqit bullgarë pretendojnë se drejtësia nuk është vënë kurrë në vend, pa asnjë person apo institucion të vetëm të mbajtur ndonjëherë përgjegjës.

Atëherë vetëm 18 vjeçe, Mahmud jetonte në Gruevo, një fshat në qarkun Kardzhali në jug të Bullgarisë, që është shtëpi e një numri të madh turqish etnikë. Ndërsa thashethemet për ndryshimin e emrit u përhapën, qytetarët e shqetësuar dolën në rrugë, duke u mbledhur në Momçilgrad, një nga qendrat më të mëdha urbane të rajonit, më 26 dhjetor 1984.

Pati të shtëna, tha Mahmud, por ajo megjithatë vendosi t’iu bashkohej protestave në Momçilgrad. “Nuk kisha frikë sepse ishim të pafajshëm. Nuk kishim asgjë, as shkopinj. Ne ishim thjesht fshatarë të zakonshëm”, tha ajo për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë.

Protestat fillimisht ishin paqësore, me qytetarë të hutuar dhe në panik që përpiqeshin të merrnin përgjigje nga autoritetet lidhur me thashethemet për ndryshimin e emrit. Por, protestat shpejt u bënë të dhunshme, me ushtarët dhe policët që përdorën topa uji, shkopinj dhe më pas përdorën edhe armë zjarri kundër turmës.

Teksa protestuesit po iknin, mikja e Mahmudit, Ferishte, u qëllua në shpinë. Ajo po humbte me shpejtësi gjak dhe Mahmud e dërgoi atë në spital. Ishte pikërisht në spital, tha ajo, kur ishte dëshmitare e një ngjarjeje që kurrë nuk do ta harrojë: një vajzë 17-muajshe e quajtur Turkyan u soll në spital, e pajetë.

Duke mbajtur një çantë me rrobat e gjakosura të Ferishtes, Mahmud u kthye në shtëpinë e saj në Gruevo për të paralajmëruar njerëzit. “U tregova atyre rrobat”, tha ajo, “u thash: Shikoni, ata po qëllojnë njerëzit. Nuk po e kursejnë askënd”.

Kur trupat erdhën më vonë atë mbrëmje, fshatarët ishin të përgatitur. “Ata filluan të qëllonin, por ne nuk ikëm gjëkundi. I gjithë fshati – fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit – ishin jashtë”, tha Mahmud. Ata formuan një zinxhir njerëzor dhe dogjën goma.

Protestuesit nuk ishin të barabartë me forcat e sigurisë dhe të shtënat u intensifikuan. Mahmud kujton tre fshatarë –Abdulaziz Bekir, Mustafa Ali, and Mustafa Ibrahim – që ranë në një kanal pasi u qëlluan. Edhe pse ata po qanin nga dhimbjet, ushtarët nuk e lanë askënd që t’i ndihmonte ata.

Përfundimisht i marrë nën kontroll, qarku Kardzhali u vendos nën shtetrrethim dhe kishte një prani të madhe policore në rrugë. I gjithë komunikimi me botën e jashtme u ndërpre. Autoritetet komuniste sekuestruan dokumentet e identitetit dhe ndryshuan me forcë emrat e njerëzve. Sevginar u bë “Snezhana”. Madje, edhe nga gurët e varreve u hoqën emrat turq.

Në vetëm tre muaj, regjimi komunist i linjës së ashpër me forcë ndryshoi emrat e më shumë se 800.000 njerëzve. Atyre iu ndalua që të flisnin turqisht në publik, të kryenin ritet e tyre fetare apo të praktikonin traditat e tyre kulturore – kufizime që mbetën në fuqi deri në rënien e komunizmit më 1989. Turqit etnikë, që shiheshin nga autoritetet si udhëheqës, u burgosën pa gjyq dhe u dërguan në kampe të përqendrimit.

Në vitin e fundit të sundimit komunist, autoritetet, nën diktatorin Todor Zhivkov, dëbuan 320.000 turq bullgarë në Turqi, në atë që regjimi e quajti me eufemizëm “Ekskursioni i Madh”. Rreth një e treta e popullsisë turke të vendit u dëbua, migrimi më i madh i njerëzve në Evropë që nga dëbimi i gjermanëve sudetë nga Çekosllovakia më 1946.

Familja e Mahmudit nuk u dëbua, por kur u pyet nga REL-i se pse nuk u dëbua, ajo nuk deshi të përgjigjej. Disa turq i shpëtuan dëbimit sepse ata u panë si vitalë për ekonominë apo kishin lidhje personale me autoritetet. Disa turq të tjerë etnikë u panë nga autoritetet komuniste si persona që veçse ishin asimiluar.

Pasi Zhivkov u rrëzua nga pushteti në nëntor të vitit 1989 dhe me turqit etnikë që dolën në rrugë për të protestuar sërish, Partia Komuniste riktheu të drejtat e turqve bullgarë dhe myslimanëve, vendosi të rikthejë emrat e tyre të lindjes (një proces që vazhdon sot e kësaj dite) dhe u lejoi atyre që sërish të mund të flisnin turqisht. Deri në fund të vitit 1991, deri në 200.000 turq etnikë u kthyen në Bullgari.

Në fillim të viteve ’90, Zhivkov dhe komunistë të tjerë të lartë u akuzuan për krime të lidhura me shtypjen e turqve etnikë, përfshirë “avokimin apo nxitjen e armiqësisë apo urrejtjes kombëtare”. Megjithatë, rastet gjyqësore u zvarritën dhe akuzuat u reduktuan apo përfundimisht u rrëzuan. Askush nuk u dënua kurrë dhe të gjithë të përfshirët në shtypjen e turqve etnikë tashmë kanë vdekur.

Mahmud tha se ajo kurrë nuk ka pritur që të shohë drejtësi. “Ne e dinim që askush nuk do të ndëshkohej. Ne këtu jemi minoritet”, tha ajo. Përderisa ka vlerësime të ndryshme, tani besohet se të paktën 500.000 turq etnikë janë në Bullgari, shtet që ka një popullsi prej afër 6.8 milionë banorësh.

Këtë vit u mbajtën ceremoni përkujtimore në qytete dhe qyteza të ndryshme për të shënuar 40-vjetorin e Procesit të Rilindjes, përfshirë në Momçilgrad ku një fontanë përkujtimore mban emrin e Turkyanit, vajzës së vogël që vdiq. Përderisa anëtarët e komunitetit turk në Bullgari dhe të ftuar nga Turqia shënuan përvjetorin më 29 dhjetor 2024, aty nuk kishte përfaqësues të Qeverisë bullgare e as deklarata zyrtare për të nderuar viktimat.

Tani 58-vjeçare, Mahmud ende jeton në zonën ku ndodhi dhuna. Përderisa turqit etnikë në Bullgari ende përballen me pengesa sikurse pabarazia socio-ekonomike dhe diskriminimi, veçmas sa i përket punësimin në sektorin publik dhe në arsimin e lartë, jeta e Mahmudit kryesisht i është kthyer normalitetit. Ajo ka një djalë, një vajzë dhe tre nipa. Ajo punon në një kompani kozmetike dhe nganjëherë viziton familjen e saj në Angli.

Por, ngjarjet e vitit 1984 ende e drithërojnë. “Kurrë nuk do ta harroj miken time. As Turkyanin”, tha ajo.