osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Lufta” e AKU me mullinjtë e erës, gjoba vetëm bizneseve fantazma… ndërkohë markat që përdorim çdo ditë bëjnë kërdinë

“Lufta” e AKU me mullinjtë e erës, gjoba vetëm bizneseve fantazma… ndërkohë markat që përdorim çdo ditë bëjnë kërdinë

Produkte të qumështit që nuk ngrin e as nuk shkrin kurrë, në temperatura të ulëta apo të larta, kos që nuk prishet kurrë edhe sikur t’i lësh me orë të tëra në majën e piramidës së Gizës, në Egjipt.

Mish i kalbur, apo pa asnjë aromë, që një Zot e di ç’është, pasi nuk zien me orë të tëra…, ndërsa peshku qelbet erë pa dal akoma në pjatë. Në restorante e fast-foode, atë që ngelet në mbrëmje ta servirin ditë më pas, e nëse ta servirin nesër, konsideroje veten me “fat”.

Perime sikur ha kauçuk, e fruta pa shije që të thyejnë dhëmbët… ndërsa gruri që përdoret për të prodhuar bukën, është grurë për kafshët, sa edhe kafsha shpesh i bënë naze e nuk e kapërcen dot.

Ujë pusi nga nëntoka i filtruar, që shitet si burim i freskët të majava më të larta… me amballazh që të “merr në qafë”.

Kjo është panorama e produkteve ushqimore në Shqipëri!

Por ç’ka ngjall edhe më shumë ilaritet, janë kronikat dhe artikujt, se AKU po bënë “namin” për shëndetin tuaj, ndërsa pas publikimit të skandaleve për produktet ushqimore mediat mbyllin gojën me klering, e pa mbyllur ende gojën mirë ato… përgjegjësit kryesor të helmimit të shqiptarëve, na dalin nëpër ekrane me përparëse të bardhë duke ngrënë domate e fërkuar barkun.

Nuk ka nevojë që institucionet përgjegjëse të na thonë, se produktet ushqimore që konsumojnë çdo ditë, jo vetëm që nuk duhet të hahen, por janë shkaktari kryesor i të gjitha sëmundjeve, duke filluar nga ato tumorale, kardiovaskulare, diabeti, obeziteti, etj.

“Dikur hanim një bukë thonin prindërit tanë dhe nuk shëndosheshim”, e sot hanë një fetë, nga ato të prerat, e të duket vetja sikur ke gëlltitur të gjithë kaun?!

Ja vejmë fajin jetës sedentare, metabolizmit, ham shumë dhe jo shëndetshëm… por kurrë nuk ja vejmë fajin produkteve e importuara nga fiset “Zulu”, që mbushin tregun dhe kalojnë pa asnjë kontroll!

Nuk ua vëmë fajin atyre që po na v.rasin çdo ditë, e me heshtjen tonë po blejmë çmimin e turpit, duke na trajtuar si të marrë, se nuk merrkemi vesh se si është domatja, por kur e hanë “shamibardhët” direkt nga serat, ne nuk duhet të kemi asnjë frikë, asnjë merak.

Nuk mund të mohohet fakti, që tregu shqiptar është tejmbushur me plehra e kimikate, që prodhohen e përpunohen në Shqipëri, produkte të dëmshme që importohen nga vendet më të humbura të globit, por që kanë gjetur “streh” në parajsën e riciklimit të “mbetjeve” të tyre… Shqipërinë dhe shqiptarët!/Ekskluzive.al